Politikë

Iso-polifonia shqiptare në kolonën zanore të “The Odyssey”, Rama: Shqipëria frymëzon Hollivudin!

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se kompozitori Ludwig Göransson, është njohur në jug të Shqipërisë me iso-polifoninë shqiptare dhe tingujt e fyellit dyjar, elemente që janë bërë pjesë e frymëzimit për filmin e shumëpritur.

M.K.
Iso-polifonia shqiptare në kolonën zanore të “The
Megaproduksioni i Hollivudit "Odiseja"

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një fragment nga filmi i shumëpritur “The Odyssey” me regji të Christopher Nolan. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se kompozitori Ludwig Göransson, është njohur në jug të Shqipërisë me iso-polifoninë shqiptare dhe tingujt e fyellit dyjar, elemente që janë bërë pjesë e frymëzimit për filmin e shumëpritur.

Postimi i Kryeministrit Edi Rama:

Ju uroj një mbrëmje të bukur krenarie, pasi Shqipëria dhe vlerat e saj vazhdojnë të frymëzojnë deri në produksionet më të mëdha të Hollivudit, si “The Odyssey”, një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit, me aktorët më në zë.

Kompozitori fitues i çmimit Oscar, Ludwig Göransson, vizitoi jugun e Shqipërisë, ku u njoh nga afër me iso-polifoninë shqiptare, pjesë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s, si edhe me tingujt e fyellit dyjar që u shndërruan në burim frymëzimi për kolonën zanore të filmit “The Odyssey”, me regji të Christopher Nolan./ZËRI

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Poll

MOS HUMB