TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur thirrjes së vazhdueshme të protestueseve për të dhënë dorëheqjen. Sipas Ramës, prostat janë një nxitje e histerisë kolektive dhe rrjeteve sociale, sipas tij, e shpikjes së një trendi të ri për të qenë në qendër të vëmendjes.
Sa i përket kërkesave për dorëheqje, Rama deklaroi se pushteti nuk do të kalojë kurrë në duart e “zhurmës”, ndërsa solli si shembull figurën e Odiseut nga Homeri për t'i mos u dorëzuar para zhurmës.
“Më kanë shkruar shumë njerëz sikur kam dhënë përshtypje sikur do të japë dorëheqjen! Nuk më ka shkuar kurrë në mendje që një turmë të shkojë e të bllokojë aeroportin. Tërheqja pak nga pak e atyre që shkuan atje për të dalë në skemë, e mbetja e atij grupi ku ka përzierje të hatashme. Vinë njerëz nga Kosova, Maqedonia, për të shpëtuar Shqipërinë në emër të shqiptarëve! Ulërijnë! Ndërkohë që njerëzit që funksionojnë me arsye, dhe ata në banka, më të mirëpaguarit, e kuptojnë se këtu ka diçka që nuk shkon fare. Si kam dhënë përgjigje kujt se më është dikur si… Kur ka momente të tilla kam kënaqësi të kujtoj një hollësi të Homeri kur Odiseja afrohet pranë sirenave dhe refuzon që të mos t’i dëgjojë. Përkundrazi ai insiston ti dëgjojë, sepse kupton se sa i madh është tundimi në një mënyrë apo një tjetër. Ai lidhet pas diregut të anies, jo se ska besim te vetja, por nuk e negocion destinacinon. Atë që vetja në një moment të vetëm mund tia bëjë që të hidhet në ujë pas sirenave, ai e ndalon me litarët, duke e lidhur veten. Qëllimi është çka e ka çuar deri aty dhe deri në fund. Kjo e Odiseut është metafora më e jashtëzakonshme e lidersipit dhe qeverisë. Një qeveri nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma. Një udhëheqje nuk i jepet zhurmës. Sa më shumë zhurma zmadhohet, aq më shumë një grup udhëheqës forcon identitetin e vetë duke bashkuar të gjithë në emër të destinacionit.“, tha Rama./ZËRI