Politikë

Ursula Von der Leyen mbërrin te Kryeministria, pritet me ceremoni zyrtare nga Rama

Vizita e shefes së Komisionit Europian zhvillohet këtë të mërkurë në mesditë, në kuadër të vizitës së saj në Tiranë.

zh.ll
Ursula Von der Leyen mbërrin te Kryeministria, pritet me ceremoni zyrtare
Ursula von der Leyen-edi rama

TIRANË- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur në Kryeministri, ku është pritur në një ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama. Vizita e shefes së Komisionit Europian zhvillohet këtë të mërkurë në mesditë, në kuadër të vizitës së saj në Tiranë.

Në qendër të takimeve pritet të jetë ecuria e procesit të integrimit europian të Shqipërisë, si dhe çështje që lidhen me bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Agjenda:

16:30–Mbërritja në Kryeministri e Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

17:30–18:00 – Konferencë e përbashkët për shtyp e Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen./ZËRI

Poll

MOS HUMB