TIRANË-Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka mbledhur sot Komitetin e Emergjencave. Pjesë e mbledhjes janë ministritë e linjës, përgjegjëse për të menaxhuar situatën: Ministria e Mbrojtjes, e Brendshme, e Financave, Energjia, Infrastruktura, Bujqësia si dhe përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. Në takim pritet të adresohen problematikat dhe bilanci i përmbytjeve dhe do të diskutohet në lidhje me masat për të përballuar situatën.
Në fjalëne tij Rama ka komentuar protestën e banorëve të Durrësit, si dhe deklaratat e kreut të partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili kërkoi të shpallet gjëndje e jashtëzakonshme. Kreu i qeverisë u shpreh se lumenjtë nuk kthehen në shtrat me protesta, kjo pasi qytetarët e Durrësit të prekur nga përmbytjet e dy ditëve të fundit mbrëmjen e djeshme u mblodhën para bashkisë duke brohoritur në kor "turp, turp, turp".
Edi Rama: Shiu nuk ndalet me shpifje, lumenjtë nuk kthehen në shtrat me protesta. Retë nuk shpërndahen me slogane, që të shpallet gjendja e jashtëzkaonshme. Këto reagime ushqejnë ndarje, jo siguri. Njerëzit nuk janë nevojë për më shumë britma, shpifje, por solidaritet. Kjo është gjendje atmosferike e zgjatur dhe e rëndë. Ka prekur një hartë të tërë, nga Italia në Greqi, Mali i zi në Kosovë, nga RMV e deri në Turqi, i njëjti shi, e njëjta dëborë kanë krjiuar të njëjtën situaëe. Është krijuar një vobull atmosferike, duke sjellë temperatura të ulëta. Nuk kanë nevojë për shpifje dhe teori, por mbështetje dhe bashkim forcash. Kjo situatë nuk ka prekur vetëm Shqipërinë, por nga Italia në Greqi, Mali i Zi e Kosovë, e deri në Turqi. I njëjti i ftohtë, I njëjti shi, kanë krijuar të njëjtën situatë të rënduar. Ndryshimi klimatik nuk do të thotë vetëm verë e nxehtë, por edhe mot më ekstrem. Më shumë thatësira dhe më shumë zjarre e më shumë përmbytje, është klima ku jetojmë. Kur vazhdojmë hedhim plehrat e kur i vëmë zjarrin pyjeve, pasojat rriten më shumë. Deri tani janë 1587 banesa me praninë e ujit. Janë evakuar 51 familje. Sasia e reshjeve ka qenë e jashtëzakonshme, më shumë sesa sasia mesatare që bie gjatë gjithë muajit.