Politikë

"Jemi në gatishmëri"! Balluku takim me emergjencat në Gjirokastër: Situata është nën kontroll, drejt përmirësimit

Balluku mblodhi Komitetin e Emergjencave në Qarkun e Gjirokastrës, për të analizuar situatën dhe të gjithë problematikën në terren, teksa siguroi se institucionet janë në gatishmëri të plotë dhe po monitorojnë situatën në mënyrë të vazhdueshme.

zh.ll
"Jemi në gatishmëri"! Balluku takim me emergjencat në
balluku ne gjirokaster

GJIROKASTËR- Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka bërë të ditur se situata e përmbytjeve nga moti i keq po shkon drejt përmirësimit. Balluku mblodhi Komitetin e Emergjencave në Qarkun e Gjirokastrës, për të analizuar situatën dhe të gjithë problematikën në terren, teksa siguroi se institucionet janë në gatishmëri të plotë dhe po monitorojnë situatën në mënyrë të vazhdueshme.

Sa i përket Gjirokastrës, një ndër qytetet më të goditura në jug të vendit, Balluku dha lajmin e mirë duke theksuar se situata është nën kontroll. Lidhur me infrastrukturën në Gjirokastër, minstria bëri me dije se rrugët janë të zhbllokuara dhe vetëm disa banesa në zonën e Memaliajt po inspektohet. Balluku bëri thirrje për të gjitha bashkitë që të marrin masat për Emergjencat Civile, pasi parashikohet një përkeqësim i motiti për ditën e shtunë. 

“Kemi përfunduar një mbledhje të Emergjencave Civile në qarkun e Gjirokastrës. Kemi diskutuar të gjithë problematikën cila ndodh në këto momente në terren. Një lajm i mirë që doja të ndaja është që nuk bëhet fjalë vetëm për gjithë Gjirokastrën, por për të gjitha jugun dhe zonat ku kalon lumi i Vjosës, krahasuar me nivelin që kemi pasur sot në pikën e matjes që ka qenë 8 metra, tani ka rënë në 6.5 metra. Kemi një ulje që është me 1.5 metra, e cila do të reflektohet gjithashtu edhe në zonën e Novoselës. Me të vërtet ky është një lajm që tregon përmirësimin e situatës. Në Gjirokastër kemi një ulje të temperaturave, kanë nisur edhe reshjet e lehta të dëborës, rrugët janë të zhbllokuara. Vetëm në zonën e Memaliajt në fshat ka disa banesa që do të inspektohen në këto momente nga forcat e emergjencave civile dhe forcave të armatosura. Nga ana tjetër e gjithë situata është nën kontroll. Plani i evakuimit duhet të jetë në të gjitha bashkitë, të gjitha bashkitë duhet të marrin masat bashkë me Emergjencat Civile. Situata e motit është duke u përmirësuar. Megjithatë të shtunën do të kemi një përkeqësim të motit, por kemi 48 orë në dispozicion për ta menaxhuar”, tha Balluku.

Qytetarwt e Gjirokastrws janw pwrballur me njw situatw tw panjohur pwr qytetin, ku uji qw vwrshoi drejt rrugwve dhe banesave i la vendin pwrmbytjeve masive. Në Bashkinë Gjirokastër, rrugët e brendshme të qytetin ka akoma prani inertesh dhe në disa vende pranë banesave dhe rrugëkalimeve në lagjet Cfakë, Manalat, Dunavat dhe Granicë ka rrëshqitje dherash.

Në fshatin Labovë e Zhapës, Njësia Administrative Odrie ka rrëshqitje dherash pranë 2 banesave Problematika janë krijuar dhe në rrugët rurale që lidhin fshatrat Dhoksat- Qesarat-Këllëz; Mingul e Gjat, në Njësinë Administrative Lunxhëri; si dhe fshatrat Tërbuq, Labovë e Zhapës, Njësia Administrative Odrie.

Në lagjen Manalat, Gjirokastër është evakuuar një familje nga banesa që rrezikon nga rrëshqitjet e dheut dhe ku është sistemuar tek të afërmit. Në fshatin Labovë e Zhapës, Njësia Administrative Odrie, Gjirokastër është evakuar një familje nga banesa që rrezikon nga rrëshqitjet e dheut ku është sistemuar tek të afërmit./ZËRI

Poll

MOS HUMB