
DURRËS- Ambasadori i BE, Silvio Gonzato, pas vizitës në qendrat e votimit në Durrës, ka zhvilluar takime në Prokurorinë e Fierit. Në një prononcim për mediat, Gonzato sqaroi pse zgjodhi këto dy zona dhe jo Tiranën, ku u shpreh se ka pasur informacione për përfshirjen e bandave në procesin zgjedhor. Gonzato nuk dha më shumë detaje, ndërsa njoftoi se po vëzhgohet situata, ndërsa autoritetet do të hetojnë rastet.
Silvio Gonzato: Kemi një mesazh për zgjedhësit, dita sotme është e rëndësishme. Shqiptarët të dalin dhe të votojnë. Sot nuk po bëj vëzhgim zgjedhor, po shkoj në qendra të ndryshime votimi se si po ecën votimi. Misioni i OSBE/ODHIR po bëjnë vëzhgim të thellë të zgjedhjeve, çdo lloj raportimi do të analizohet. Do të jetë ky raport që do orientojë analizën që do ti bëjmë ne Shqipërisë. Erdha në Fier për tu takuar me Prokurorinë e Fierit dhe SPAK për të parë punën që po bëjnë kjo për arsye sepse doja të shikoja në mënyrë të veçantë se si po ecën zbatimi i marrëveshjes së mirëkuptimit mes Prokurorisë së Përgjithshme, SPAK por edhe KQZ. Isha i impresionuar nga bashkëpunimi i mirë, këto institucione po bëjnë më të mirën.
Pse zgjodhët pikërisht Fierin?
Silvio Gonzato: Nuk doja të mbeteshim në Tiranë. Isha edhe në Durrës sepse ka pasur informacione sa u përket bandave, ka pasur edhe informacione edhe për në Fier, vendosa që të vija edhe në Fier. Janë autoritetet që do hetojnë, ne po shikojmë situatën.
3.7 milionë shtetas shqiptarë do t’i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur 140 përfaqësuesit e tyre në Parlament. Votimi ka nisur në 07:00 në të gjithë vendin dhe mbyllet në 19:00. Në mbarë vendin janë ngritur 5,225 qendra votimi. Në fletën e votimit, shqiptarët do të gjejnë kësaj radhe 11 subjekte politike, ku 3 janë koalicione, dhe 9 janë parti që garojnë të vetme./ZËRI