Politikë

Berisha mesazh URGJENT “ëngjëjve komisionerë”: Mos veproni emocionalisht, kur ka parregullsi zbatoni ligjin!

Berisha i bën thirrje komisionerëve, që ai i quan "ëngjëj", që në rast parregullisht të mos përfshihen emocionalisht.

k.m.
Berisha mesazh URGJENT “ëngjëjve komisionerë”: Mos
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dërguar një mesazh për të gjithë komisionerët e opozitës, të shpërndarë në të gjithë vendin. Mesazhi i Berishës është ndarë me komisionerët me nënshkrimin “për shpërndarje urgjente”. Berisha i bën thirrje komisionerëve, që ai i quan "ëngjëj", që në rast parregullisht të mos përfshihen emocionalisht. Sipas tij, komisionerët duhet të veprojnë ashtu siç e parashikon ligji. 

Mesazhi i plotë i Berishës:

Mesazh për shpërndarje urgjente për të gjithë komisionerët tanë. Së pari, përshëndetjet më të përzemërta për secilin prej jush, ëngjej të vërtetë të fitores tonë! Në rast parregullsish koordinatori i sigurisë dhe anëtarët e komisionit duhet të zbatojnë ligjin i cili përcakton: 1) Të evidentojnë tek procesverbali i shënimeve çdo gjë që konstatojnë; 2)Të njoftojnë KZAZ përkatëse për çdo gjë; 3)Të njoftojnë policinë për ndërhyrje në qëndrën e votimit; 4) Të ndërpresin procesin deri në stabilizimin e parregullsive. Të veprojnë vetëm ligjërisht dhe jo emocionalisht. Pra ligjin, ligjin dhe vetem ligjin! Shqiperia Madhështore. Fitore! Sali Berisha

3.7 milionë shtetas shqiptarë do t’i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur 140 përfaqësuesit e tyre në Parlament. Votimi ka nisur në 07:00 në të gjithë vendin dhe mbyllet në 19:00. Në mbarë vendin janë ngritur 5,225 qendra votimi. Në fletën e votimit, shqiptarët do të gjejnë kësaj radhe 11 subjekte politike, ku 3 janë koalicione, dhe 9 janë parti që garojnë të vetme./ZËRI

Poll

MOS HUMB