Politikë

Vizita në Vatikan/ Kryeministri Rama pritet nga Papa Leone XIV, homazhe në varrin e Papa Françeskut (VIDEO)

Mediat vendase kanë pasqyruar takimin, ku siç shkruan VatikanNeës, pas takimit me Papën, kreu i qeverisë shqiptare është takuar me Sekretariatin e Shtetit me Kardinalin Pietro Parolin dhe Imzon Paul Richard Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.

zh.ll
Vizita në Vatikan/ Kryeministri Rama pritet nga Papa Leone XIV, homazhe
edi rama, linda dhe zaho-papa leone

ITALI- Kryeministri Edi Rama është pritur këtë të enjte nga Papa Leone XIV në Pallatin Apostolik, në kuadër të vizitës që po zhvillon në Vatikan, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda dhe djali i tyre, Zaho. Mediat vendase kanë pasqyruar takimin, ku siç shkruan VatikanNeës, pas takimit me Papën, kreu i qeverisë shqiptare është takuar me Sekretariatin e Shtetit me Kardinalin Pietro Parolin dhe Imzon Paul Richard Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.

"Gjatë diskutimeve të përzemërta", thuhet në një deklaratë nga Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë, "u theksuan marrëdhëniet e mira që ekzistojnë midis Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Shqipërisë dhe u trajtuan çështje me interes të ndërsjellë që lidhen me marrëdhëniet midis bashkësive kishtare dhe civile." Ndër temat në qendër të diskutimit, vazhdon deklarata, ishin çështjet kryesore rajonale, "përfshirë situatën në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe rrugën e Shqipërisë drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian".

Gjatë vizitës së tij në Vatikan, kryeministri Edi Rama ka kryer homazhe edhe në varrin e Papa Françeskut. Kreu i qeverisë shqiptare ka ndarë pamjet në rrjetet sociale, teksa shihet i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama dhe djali Zaho, duke vendosur një buqetë me lule mbi varrin në Bazilikën e Shën Marisë në Romë aty ku prehet Papa. Rama shprehet për Papa Françeskun se ka qenë mik i paharruar i Shqipërisë.

"Homazhi në varrin e Papa Françeskut, mik i paharruar i Shqipërisë dhe i familjes sonë, që nuk harronte kurrë të lutej për popullin tonë e të na dërgonte mesazhet e tij të miqësisë, ishte një çast i veçantë i vizitës në Selinë e Shenjtë", shkruan Rama.

Kryeminstri shqiptar ndodhet në një vizitë zyrtare prej dy ditësh në Vatikan, ku që prej ditës së djeshme ka udhëtuar në Romë i shoqëruar nga bashkëshortja Linda dhe djali i tyre, Zaho, si dhe delegacioni shqiptar./ZËRI

Poll

MOS HUMB