Politikë

Vota e diasporës! Zgjidhet sot kompania postare, postieri do të trokasë 3 herë në adresë

Shpërndarja pritet të nisë më 8-10 prill.

F.I
Vota e diasporës! Zgjidhet sot kompania postare, postieri do të
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke punuar për përgatitjen e dokumentacionit zgjedhor që do dërgohet në adresën e deklaruar nga votuesit nga diaspora në PER. Mësohet se zarfi me dokumentacionin zgjedhor do t’ju dorëzohet nga korrieri i operatorit postar. Kompania postare e cila do të kryejë dhe dërgimin e votës së diasporës do të zgjidhet sot pas orës 15:00 kur mbyllet procedura e prokurimit.

Votuesit do të udhëzohen si të plotësojnë dhe dërgojnë mbrapsht fletën e votimit përmes një udhëzuesi që do të shoqërojë materialet. Zarfet e kthimit janë të paguara nga posta. Shpërndarja pritet të nisë më 8-10 prill.

Poll

MOS HUMB