Politikë

KAS vendos të hapen kutitë/ PD: Thasë të mbushur nga patronazhistë! PS: Të numërohen. DHL: Ka prova dorëzimi

KAS vendosi të rrëzojë kërkesën e KQZ dhe të fillojë numërimi për votat e ardhura nga Greqia.

F.I
KAS vendos të hapen kutitë/ PD: Thasë të mbushur nga
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve në KQZ, u diskutua mbi bllokimin e numërimit të votave nga Greqia. KAS vendosi të rrëzojë kërkesën e KQZ dhe të fillojë numërimi për votat e ardhura nga Greqia.

DISKUTIMET:

Komisionerët e Partisë Demokratike nuk lejojnë procesin e numërimit, pasi opozita pretendon se nuk janë plotësuar nga votuesit, por nga persona të Partisë Socialiste. Përfaqësuesi i PD, Marash Logu tha se procesi në greqi ka pasur parregullësi dhe sipas tij është cenuar procesi. Logu tha se PD nuk do lejojë asnjë zarf me materiale zgjedhore deri në momentin që do provohet që ato zarfe janë marrë personalisht nga zgjedhësit në Greqi. 

PD: I kemi kontestuar për problematikat që u thamë. KQZ, mbrojtjen e të cili s’kam nevojë t’ia bëj unë, se as nuk ka nxjerrë aktin që ne kemi kërkuar. Thotë zarfi B dhe materialet zgjedhore të vendosen në kuti të veçantë, është parashikim ligjor. Kur nuk bie dakord grupi i numërimit dhe as KZAZ, kjo vendimmarrje i kalon KQZ. Ka thënë meqë numri është i konsiderueshëm, të vendosen në një kuti të veçantë që të mos rrinë dorazi dhe më pas të vendoset nga KQZ, që kjo mos të bëhet pengesë për numërimin. Nëse nuk bëhet kështu siç po bëhet aktualisht, procesi prapë do bllokohet. Dhe ne do vijmë për të parë se çfarë mund të bëjmë me këtë proces. PS e ka shumë të qartë, PD nuk do lejojë asnjë zarf me materiale zgjedhore deri në momentin që do provohet që ato zarfe janë marrë personalisht. Kur të provohet që ai është marrë personalisht. Le të numërohet, por thasë të mbushur nga patronazhistët e PS, ne nuk do lejojmë të numërohet sikur të jetë gjeja e vetme që ne do të angazhohemi.

Nga ana tjetër përfaqësuesja ligjore e PS-së, Elena Xhina, në mbledhjen e Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve, ka deklaruar se duan që procesi i numërimit të votave të diasporës, konkretisht të atyre të Greqisë që janë administruar, të numërohen.

PS: Akti është nuk është nxjerrë në respektim të dispozitave ligjore. Rezulton se në kreun 3 pika 2 përcaktohet, se KQZ administron, numëron çdo fletë votimi që ka hyrë në Shqipëri deri në 19:00. Procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë kruhet sipas përcaktimeve të këtij akti. Grupi i numërimit të votave mund të bëjë kontestime, por me fletën e votimit specifikisht. Janë parashikuar dhe rastet kur mund të këtë problematika m zarfin B, por vetë KQZ që në momentin që bën ndarjen e zarfeve, ato që kanë problematika që vërehen nga personat që kanë administruar procesin, i kanë futur në kutinë  e posaçme dhe janë të gjithë zarfet B që kanë probleme. Komisionerët në momentin që kanë marrë zarfin B, vetëm pse kanë parë se ky zarf vjen nga zarfi grek, kanë thënë e kontestojmë pa asnjë provë. Zarfet B kanë qenë në rregull dhe vetëm për hir të mungesës së vullnetit të këtyre personave kanë ngelur dhe kanë kontestuar pa asnjë arsye për t’i numëruar. Kërkojmë shfuqizimin si një akt i pavlefshëm.

Teksadebati vijon mes partive, kompania postare DHL i është përgjigjur KQZ-së pas kërkesës për të dhënë sqarime lidhur me disa problematika të konstatuara në Greqi. Në shkresën që mban datën 9 maj, thotë se numri i zarfeve të dorëzuara në Greqi është 61 106, ndërsa të tërhequra janë 52 944.

DHL: Nga të gjitha kërkesat për verifikim, janë vetëm 5 raste në total në rë gjitha vendet përfshirë Greqinë, që janë në ndekje për verifikim. Çdo dërgesë e dorëzuar ka provë dorëzimi. 4 779 dërgesa janë marrë nga korrierët në shtëpi në kthim. 18 489 dërgesa janë dorëzuar nga votuesit në pikat e shërbimit DHL dhe 25 90 dërgesa janë dorëzuar në pikat e partnerëve lokalë të DHL.

Poll

MOS HUMB