Politikë

Zgjedhjet e parakohshme për Tiranën/ PS 'ndez motorët', Rama mbledh strukturat politike të kryeqytetit

Ndërkohë, i pashqetësuar nga lëvizjet e fundit, kryeministri Edi Rama do të mbledhë nesër strukturat politike të Tiranës në kuadër të punës për zgjedhjet e 9 nëntorit.

zh.ll
Zgjedhjet e parakohshme për Tiranën/ PS 'ndez motorët',
foto ilustruese: Rama në nje takim me socialistët

TIRANË- Partia Socialiste nuk humbet kohë dhe po vijon me organizimin e strukturave në mbështetje të kandidates Ogerta Manastirliu, ndërsa nga ana tjetër, ish-kryebashkiaku Veliaj vijon 'luftën' në Gjykatën Kushtetuese. Fillimisht iu drejtua Kushteueses për të kundërshtuar shkarkimin e tij, ndërsa këtë të enjte, kërkoi pezullimin e dekretit të Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës. 

Ndërkohë, i pashqetësuar nga lëvizjet e fundit, kryeministri Edi Rama do të mbledhë nesër strukturat politike të Tiranës në kuadër të punës për zgjedhjet e 9 nëntorit. Burime për mediat bëjnë me dije se takimi do të nisë në orën 16:30, në një prej prej hoteleve në qendër të kryeqytetit.

Një ditë më parë, Presidenti Bajram Begaj dekretoi datën 9 nëntor për zgjedhjet e parakohshme në 6 bashki të vendit, përfshirë edhe Tiranën. Zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë Tiranë ka pasur shumë diskutime, pasi kryebashkiaku i shkarkuar, Erion Veliaj ka ankimuar në Gjykatën Kushtetutese vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij. Vetë Kushtetuta sakëson se kur vendimi për shkarkim ankimohet në Gjykatën Kushtetutese, vendimi për shkarkim pezullohet. Megjithatë, Begai sqaroi se shkarkimi i Veliajt si kryetar Bashkie për mosparaqitje në punë është çështje administrative dhe jo kushtetuese. 

Nga ana tjetër, Erion Veliaj është vënë menjëherë në lëvizje duke kundërshtuar dekretin e Presidentit. Avokatët e Veliajt, bënë një shtesë në padinë e tyre të parë, drejtuar Kushtetueses, duke kërkuar pezullimin e dekretit të Begajt dhe shpalljen antikushtetues të aktit. Kjo është lëvizja e radhës ligjore e Veliajt, në përpjekje për të kundërshtuar shkarkimin e tij dhe procesin e parashikuar për zgjedhje të reja në Bashkinë e Tiranës./ZËRI

Poll

MOS HUMB