TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e dytë rekursin e dytë të paraqitur nga Erion Veliaj, duke lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj ish-kryebashkiakut të Tiranës. Veliaj kërkoi ndryshim të masës, por SPAK pretendon se ai duhet të mbahet në burg, pasi dëshmitarët ende nuk janë rrëfyer të gjithë para togave të zeza. Ata pretendojnë se përsa kohë që zoti Veliaj ka qenë zyrtar i lartë, ka mundësi që të intimidojë dëshmitarët. Ndaj SPAK kërkon që të lërë në fuqi masën e ‘arrestit me burg’.
Erion Veliaj u shkarkua nga detyra e Kryetarit të Bashkisë pas gati 8 muajsh në burg, vendim që e ka çuar në Gjykatën Kushtetuese. Ndërsa Presidenti Bajram Begaj i hapi rrugë zgjedhjeve të reja më 9 nëntor, pavarësisht kundërshtimin të Veliajt që e ka çuar në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin e tij.
Erion Veliaj mbahet nën masën e arrestit me burg që prej datës 10 Shkurt të këtij viti. Kryebashkiaku së bashku me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, akuzohen për korrupsion në 9 raste. Mbi Veliajn rëndon gjithashtu akuza për 'shpërdorim detyre', 'pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale', 'futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim' dhe refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim./ZËRI