Politikë

Zgjedhjet në Shqipëri! Rama thirrje qytetarëve: Votoni, shqiptarët kanë në dorë të ardhmen e tyre

Votimi ka nisur në 07:00 në të gjithë vendin dhe mbyllet në 19:00.

F.I
Zgjedhjet në Shqipëri! Rama thirrje qytetarëve: Votoni,
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama iu bën thirrje qytetarëve shqiptarë që të votojnë. Në një postim në rrjete sociale, kreu i qeverisë shkruan se sot shqiptarët kanë në dorë të ardhmen e tyre. 

Edi Rama: Sot është Dita e Shqipërisë! Shqiptarët kanë në dorë të ardhmen e tyre. Votoni!

3.7 milionë shtetas shqiptarë do t’i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur 140 përfaqësuesit e tyre në Parlament. Votimi ka nisur në 07:00 në të gjithë vendin dhe mbyllet në 19:00. Në mbarë vendin janë ngritur 5,225 qendra votimi. Në fletën e votimit, shqiptarët do të gjejnë kësaj radhe 11 subjekte politike, ku 3 janë koalicione, dhe 9 janë parti që garojnë të vetme./ZËRI

Poll

MOS HUMB