Politikë

2 mijë shqiptarë me autobusë drejt Athinës? Rama u përgjigjet mediave greke: Këto janë si historitë e medias shqiptare

Kreu i qeverisë u shpreh se nuk ka angazhuar asnjë autobus dhe se numri i njerëzve doli jashtë parashikimit.

f.t
2 mijë shqiptarë me autobusë drejt Athinës? Rama u
Edi Rama

TIRANË-Vizita e kryeministrit Edi Rama në Athinë mori vëmendjen jo vetëm të opinionit publik në vendin tonë por edhe atë të vendit fqinj. Kryeministri Edi Rama u ka kthyer përgjigje pretendimeve të mediave greke, se nga Shqipëria udhëtuan 2 mijë persona me autobusë për takimin e së dielës në Athinë me emigrantët shqiptarë. Kreu i qeverisë u shpreh se nuk ka angazhuar asnjë autobus dhe se numri i njerëzve doli jashtë parashikimit.

“Ne nuk kemi angazhuar asnjë lloj autobusi në kuptimin e angazhimit tonë dhe mbikëqyrjes tonë. Që këtu kanë ardhur njerëz nga shumë vende dhe që gjëja doli jashtë parashikimit… Këto hsitoritë e medias greke janë si historitë e medias shqiptare. Kemi shumë gjëra, jo në të gjitha gjërat, në shumë gjëra ne jemi më pak të lëndueshëm, më pak emocional, më pak nacionalistë, por në fushën e medias është njësoj”, tha Rama.

Dje, Rama mbajti një takim me shqiptarët në Greqi. Gjatë udhëtimit të tij në Athinë, Rama shoqërohej në Greqi nga pjesa më e madhe e kabinetit qeveritar, disa kryebashkiakë socialistë, si dhe gazetarë dhe personalitete të tjera të rëndësishme. Turi i Ramës me diasporën do të vijojë më pas dhe në Itali, Britaninë e Madhe dhe në Gjermani./ZËRI

Poll

MOS HUMB