Politikë

A ka vend për Bashën në formacionin politik të PD? Bardhi: Se di! Nuk e ndjek më veprimtarinë e tij

Gazment Bardhi u pyet nëse do të kishte ndonjë vend për ish-kryedemokratin Basha në formacionin politik të Partisë Demokratike. 

k.m.
A ka vend për Bashën në formacionin politik të PD? Bardhi:
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi duket se nuk ka më komunikim me ish-kreun e PD-së, Lulzim Basha. Në një intervistë të dhënë për "Neës24", Bardhi u pyet nëse do të kishte ndonjë vend për ish-kryedemokratin Basha në formacionin politik të Partisë Demokratike. 

Sipas Bardhit, ai ka kohë që nuk ndjek veprimtarinë politike të Bashës, por bashkë me kritikat, tregoi edhe kushtet që ai do të plotësojë për t'ju bashkuar aksionit opozitar.

“Nuk e di ku është Basha dhe nuk e ndjek në veprimtarinë e tij. Nuk e kam parë në opozitë me qeverisjen e Ramës. Në momentin që do bëjë opozitë me qeverisjen e korruptuar të Ramës, ne do të duhet ta konsiderojmë, sepse ne e kemi mision të bashkojmë çdo anëtar të opozitës për të mundur Ramën,”- tha Bardhi ndër të tjera në fjalën e tij.

Ndër të tjera, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, u pyet nëse do të mbështeste Sali Berishën si kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 2025. Bardhi tha se mbështet çdo kandidat për kryeministër që e voton anëtarësia e PD-së, duke shtuar se zgjedhjet nuk fitohen nga individë, por nga partia.

PD nuk do të bojkotojë më kurrë zgjedhjet. Unë mbështes çdo kandidat për kryeministër të PD, pavarësisht nëse do jem pjesë e parë e betejës apo jo. Unë kam mbështetur dhe do mbështes PD-në, pavarësisht emrave. Kjo është partia që më ka dhënë titullin Sekretar të Partisë Demokratike. A e mbështes Sali Berishën? Unë mbështes çdo kandidat për kryeministër të Partisë Demokratike, që e voton anëtarësia. Zgjedhjet nuk fitohen nga individi, por nga partia,”- deklaroi kreu i grupit të PD-së.

Lidhur me partitë e reja, Bardhi u shpreh se zgjidhja më e mirë është bashkimi i të gjithëve në një front.

“Arlind Qori dhe Adriatik Llapaj nuk është se dolën tani në skenë. Zgjidhja më e mirë është bashkimi i të gjithëve në një front. Fragmentarizimi i opozitës nuk është në interes të aksionit të përbashkët për largimin e Edi Ramës. Kushdo që dëshiron të largojë Ramën, duhet të ndërtojë front të përbashkët, për të arritur objektivin, rrëzimin e Ramës nga pushteti,”-shtoi demokrati./ZËRI

Poll

MOS HUMB