Politikë

'A ke folur me Berishën?'/ Meta zbulon bisedën: Para disa ditësh e përshëndeta

I pyetur nëse ka pasur ndonjë komunikim me kryedemokratin, Meta e pohoi duke shtuar se e mbështeste në atë që e cilësoi si përndjekje politike. 

k.m.
'A ke folur me Berishën?'/ Meta zbulon bisedën: Para disa
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zbuluar bisedën që ka zhvilluar me kryedemokratin Sali Berisha, i cili që prej 30 dhjetorit është nën masën e sigurisë "arrest shtëpie". I pyetur nga gazetarja e ZËRI, Florida Mingla nëse ka pasur ndonjë komunikim me kryedemokratin, Meta e pohoi duke shtuar se e mbështeste në atë që e cilësoi si përndjekje politike. 

Meta: Jemi përshëndetur para disa ditësh. I kam shprehur solidaritetin tim të plotë për përndjekjen politike për të minuar opozitarizmin në vendin tonë. Të gjitha këto diktohen përmes kapjes së sistemit të drejtësisë dhe presioneve që ushtron në këtë drejtim dhe ne jemi shumë të qartë sa i përket Zgjedhores.

Poll

MOS HUMB