Politikë

Nuk shkoi në mbledhjen për Reformën Zgjedhore, Alibeaj thirrje Nikollës: Merr masa

Mbledhja e sotme e Komisionit për Reformën Zgjedhore dështoi, për shkak se deputetët e grupimit Berisha-Bardhi bllokuan sallën në Kryesinë e Kuvendit

E.K
Nuk shkoi në mbledhjen për Reformën Zgjedhore, Alibeaj thirrje
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore Enkelejd Alibeaj, ka folur pas mbledhjes që dështoi ditën e sotme. Ai i ka bërë thirrje kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, që të marrë masa që Komisioni të vijojë punën si normalisht, ndërsa tha se Reforma duhet të jetë prioritet i të gjithë opozitës.

“Jemi te bindur te vazhdojme rrugen tone per ti siguruar shqiptareve nje reforme zgjedhore, me lista te hapura, barazi vote, votim dhe numerim elektronik dhe voten e diaspores.

Sikunder e shohim qarte edhe ne bashke me shqiptaret se PS dhe segmente te opozites jane te interesuar ta mbajne peng kete proces. Te paret per te siguruar zgjatjen e pushtetit dhe te dytet duke bere lojera qe lidhen me interesa personale.

Kryetarja e Kuvendit duhet te siguroje mbarevajtjen e procesit. E dime shume mire qe shfaqje te tilla te shemtuara jane ne funksion te pushtetit dhe kryeministrit. Por eshte po kaq e qarte qe per kete funksion Edi Rama perdor nje pale qe me bllokimet ne kuvend nuk ka arritur asgje pervec te shtoje arrogancen dhe pushtetin e Edi Rames.

Ne jemi te vendosur per te bere reformen, nese palet e gjejne veten komode ne pengmarrjen qe i bejne shqiptareve ne kete teater te shemtuar e kane gabim. Sepse nuk mund te genjejne me askend me manovra te tilla. Kur banaliteti dhe shfaqjet e shemtuara kane vetem nje qellim. Mbajtjen sa me gjate te pushtetit te Rames dhe pandeshkueshmerise se tij.

Mos harroni: kjo eshte loja e tyre. Rames nuk i intereson ndryshimi i sistemit. Dhe shume kollaj i jepet mundesine t’a serviri sikur kete po e bllokon opozita.

Proceset demokratike te vendit nuk mund te mbesin peng disa njerezve qe vendosin interesat e tyre mbi ato te shqiptareve”, tha Alibeaj.

Mbledhja e sotme e Komisionit për Reformën Zgjedhore dështoi, për shkak se deputetët e grupimit Berisha-Bardhi bllokuan sallën në Kryesinë e Kuvendit. Vendimi për bllokimin e kësaj mbledhje u mor nga grupi parlamentar që drejtohet nga Gazment Bardhi. Damian Gjiknuri dhe deputetët e tjerë socialistë pas debateve me Flamur Nokën dhe Gazment Bardhin vendosën që të linin sallën e mbledhjeve. Vetë Enkelejd Alibeaj vendosi që të mos shkonte në sallë, për të shmangur përballjen me kolegët e tij opozitarë. Para mbledhjes, si bashkëkryetar, Enkelejd Alibeaj prezantoi dhe 4 propozimet e grupimit të Bashës për Zgjedhoren, që përfshinin listat e hapura, sistemin propocional kombëtar me një njësi, votimin e diasporës, dhe numërimin dhe votimin elektronik./ZËRI

Poll

MOS HUMB