Politikë

Çanë kordonin, deputetët qëllojnë me sende drejt Ramës e Nikollës

Seanca është mbyllur 15 minuta pasi nisi.

F.m
Çanë kordonin, deputetët qëllojnë me sende drejt
Kuvendi

TIRANË- Deputetët e Opozitës kanë çarë kordonin dhe kanë arritur të futen brenda Kuvendit. Zëri mëson se disa prej tyre kanë nisur të gjuajnë me sende drejt kryeministrit Edi Rama dhe kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla.

Seanca është mbyllur 15 minuta pasi nisi. Sot ishte prezent dhe kryeministri Edi Rama, i cili u fut nga dera  e pasme, pasi të gjithë deputetët e Opozitës që ishin përjashtuar nga senacat plenare, u mblodhën në hyrje të Parlamentit. Ata u përplasën me punonjësit e Gardës së Republikës, pasi kërkonin interpelancë urgjente me kreun e qeverisë.

Jashtë sallës së parlamentit ishin mbledhur edhe shumë qytetarë, në mbështetje të kauzës opozitare./ZËRI/

Poll

MOS HUMB