Politikë

Ansa jehonë takimit të Ramës në Milano: Mblodhi 8 mijë shqiptarë, kujtoi racizmin që vuajtën në Itali

Fjalimi i Ramës me tone patriotike nuk kishte si mos ishte kryefjalë e mediave të vendit fqinj.

F.m
Ansa jehonë takimit të Ramës në Milano: Mblodhi 8 mijë
Edi Rama

ITALI- Ansa i ka dedikuar një artikull takimit të kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Milano. Në shkrim evidentohet fakti që për Ramën ishim mbledhur rreth 8 mijë shqiptarë. Fjalimi i Ramës me tone patriotike nuk kishte si mos ishte kryefjalë e mediave të vendit fqinj. Ansa shton Gjithashtu dhe faktin se si Rama kujtoi shqiptarët që ishin paragjykuar në Itali për shkak të origjinës së tyre, por nuk harroi as të falenderonte kryeministrin italiane Giorgia Meloni.

Artikulli i plotë:

Mbi 5 mijë persona në tribunat e E-work Arena në Busto Arsizio (Varese) dhe gati 3 mijë të tjerë jashtë arenës, për të vlerësuar sot kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili erdhi për tu takuar me diasporën shqiptare në një skenë të një turneu europian dedikuar promovimit të kulturës shqiptare.

“Na duhej stadiumi San Siro”, tregon në skenë organizatori i eventit, Ylli Ujka, një sipërmarrës që erdhi dhe zbarkoi me anije në ’91 në Pulia, i cili sot jeton në Gallarate (Varese). Pas hyrjes së tij, kryeministri Edi Rama bën një “fjalim” motivues të bazuar në krenarinë kombëtare. Jo pa kujtuar paragjykimet që populli i tij emigrant duhej të vuante në Itali.

“Ishte shqiptar” e përsërit disa herë, në italisht, për të na kujtuar se si bashkëkombasit e tij janë vënë shpesh në shënjestër të racizmit, madje edhe në media: Rama përmend edhe figurën e Umberto Bossit, i cili “me atë jelek dukej sikur kishte ardhur nga filmat humoristikë” dhe se “ka ardhur në Shqipëri për të blerë diplomën e djalit të tij”.

Por më pas ai nënvizon edhe sesi qeveritë italiane janë “kujdesur për Shqipërinë si askush tjetër” dhe Rama i referohet kryeministres italiane Giorgia Meloni, “mikes tonë”, ndërsa duke menduar për perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Europian përdor fjalë shumë të qarta: objektivi është "të sigurohet që Evropa më në fund të fillojë të kuptojë se së pari duhet të ribashkohet përmes urave të demokracisë dhe jo të zgjerohet me ritmin e breshkës përmes kanaleve të burokracisë".

Poll

MOS HUMB