Politikë

Apeli i dha vulën e PD Sali Berishës/ Basha i vetëm, por nuk heq dorë, dorëzon rekursin në Gjykatën e Lartë

Lulzim Basha ka dorëzuar sot rekursin në Gjykatën e Lartë për çështjen e "vulës" së Partisë Demokratike.

k.m.
Apeli i dha vulën e PD Sali Berishës/ Basha i vetëm, por nuk heq
Lulzim Basha

TIRANË- Ndonëse nuk ka më deputetë pranë tij, pasi i janë larguar edhe ata më "besnikët", kryedemokrati Lulzim Basha vijon betejën ligjore për vulën e Partisë Demokratike. Ashtu siç e lajmëroi në konferencën për shtyp që mbajti në mëngjes për mediat, Basha ka dorëzuar sot rekursin në Gjykatën e Lartë për çështjen e "vulës" së Partisë Demokratike. Në kërkesën e bërë, Basha kërkon zhbërjen e vendimit të Apelit të Gjykatës së Tiranës, trupa gjykuese të cilës la në fuqi vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri, i cili i dha vulën kryedemokratit Sali Berisha.

Apeli i dha vulën e PD Sali Berishës/ Basha i vetëm, por nuk heq
Rekursi

Çfarë ndodhi me vulën e PD?

Çështja e vulës së PD u kthye në apel pas një vendimi nga Gjykata e Lartë, ndërsa procesi zvarritej prej rreth dy vitesh e gjysmë. Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e parë, që është dhënë nga një tjetër trupës gjykuese me në krye Agron Zhukrin. Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Alma Ahmeti, Elona Toro dhe Iliba Bezati vendosën që të mos pranojnë ankimimin e bërë nga Enkelejd Alibeaj, duke ia marrë vulën e partisë më të madhe opozitare në vend Lulzim Bashës dhe ia dorëzuar Sali Berishës. Pas vendimit, Basha mblodhi strukturat dhe premtoi se nuk do ta komentonte vendimin. Nga dita kur u mor vendimit, nga radhët e Bashës kanë ikur disa deputetë si Eralda Bano dhe Kreshnik Çollaku. Ndërkohë Arbi Agalliu dhe Enkelejd Alibeaj janë larguar nga grupi parlamerntar i PD-së në Kuvend, që drejtohet nga Gazment Bardhi, e që tashmë dhe ligjërisht ka për kryetar Sali Berishën. Dy deputetët thanë në reagimin e tyre se nuk ndihen të përfaqësuar nga fryma berishiste./ZËRI

Dokumenta bashkëngjitur

Poll

MOS HUMB