Politikë

'Bardhi, Bardhi, bravo Bardhi!'/ Pjesëmarrja e tij e parë pranë Berishës, turma ekzaltohet

Duke qenë se kjo është hera e parë që ai shkon pranë kryedemokratit Sali Berisha, mbështetësit nuk e përmbajnë dot entuziamin.

k.m.
'Bardhi, Bardhi, bravo Bardhi!'/ Pjesëmarrja e tij e parë
Gazment Bardhi

TIRANË- Mbështetësit e Partisë Demokratike pasi kanë përfunduar tubimin para Kuvendit të Shqipërisë janë nisur për tek kryedemokrati Sali Berisha. Për herë të parë, me turmën është edhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Duke qenë se kjo është hera e parë që ai shkon pranë kryedemokratit Sali Berisha, mbështetësit nuk e përmbajnë dot entuziamin.

Madje e kanë shoqëruar edhe me thirrje: Bardhi, Bardhi, bravo Bardhi.

Nga atje, ai mbajti edhe një fjalë të shkurtër, ku tha: Grupi parlamentar i PD dhe PD në tërësi është e bashkuar. Ne kemi vetëm një detyrë, pas aksioni në parlament na duhet të ndërtojmë edhe aksionin jashtë tij. Ka shumë punë për t’u forcuar, por një gjë është e sigurt. PD është e bashkuar.

Teksa demokratët brohorisnin emrin e tij, demokrati i përshëndeti me dy gishtat lart dhe me një buzëqeshje./ZËRI

Poll

MOS HUMB