
TIRANË-Një debat është zhvilluar në studion e 'Opinion' mes kreut të Grupit Parlamentar Gazment Bardhit dhe pedagoses Iris Luarasi. Bardhi e ka akuzuar Luarasin si rrogtare të Edi Ramës dhe i përmendi të gjitha shumat me vlerë qindra mijëra euro që kjo e fundit ka marrë nga buxheti i shtetit për shoqatën që ajo drejton, por edhe për postin që ka mbajtur si Sekretare e Bordit të Mbrojtjes të Shoqërisë Civile.
Nga ana tjetër Luarasi i është drejtuar Bardhit, duke i treguar vilën e Flamur Nokës. Më pas petagogia nuk i mohoi shifrat e përmendura nga Bardhi, por ajo pretendon se nuk i ka marrë personalisht.
DEBATI:
Gazment Bardhi: Janë shqetësuar miqtë e Edi Ramës dhe analistët e pavarur që paguhen nga Edi Rama nga buxheti i shtetit 180 mijë euro shoqata. Paguhen nga Edi Rama dhe vijnë këtu për të bërë analistin e pavarur.
Iris Luarasi: E keni parë emrin tim në Bord?
Gazment Bardhi: Jo t’i shoqata
Iris Luarasi: Një organizatë për viktimat e dhunës me objekt seksual.
Gazment Bardhi: Marrin fonde, personalisht Sekretare e Bordit të Mbrojtjes të Shoqërisë Civile. Ti je rrogtare e Edi Ramës, por na lë të sqarojmë qytetarët
Iris Luarasi: Shko fshi një herl vilën e Flamur Nokës në Lalëz
Gazment Bardhi: Pasi të fshish t’i vilën e Edi Ramës se të ka dhënë 55 mijë dollarë. Këta analistët e pavarur paguhen nga buxheti i shtetit dhe emërohen nga Edi Rama. Edhe lekët e tua nuk i fshin dot se janë thesar, 2019 deri në 2024 ke marrë 55 mijë dollarë
Iris Luarasi: 55 mijë dollarë i kam marrë unë? Por jemi 22 veta në punë