Politikë

Kthimi i Kuvendit në normalitet/ Bardhi: Seancat mund t’i bllokojmë sërish

Bardhi theksoi se opozita duhet të kishte vepruar njësoj si më 12 tetor 2023, për çdo rrëzim të komisioneve hetimore.

f.t
Kthimi i Kuvendit në normalitet/ Bardhi: Seancat mund t’i
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së së Rithemelimit, Gazment Bardhi, është shprehur mund të bllokojnë prapë seancat plenare nëse kryeministri Edi Rama shkel Kushtetutën apo mazhoranca abuzon me pushtetin.

Bardhi theksoi se opozita duhet të kishte vepruar njësoj si më 12 tetor 2023, për çdo rrëzim të komisioneve hetimore, por tha se nuk e kanë bërë sepse në vend që të merreshim ne Edi Ramën, janë marrë me njëri-tjetrin.

“Edhe mund t’i bllokojmë prapë seancat. Zgjidhja e asaj situate të krijuat pas 12 tetorit 2023, nuk do të thotë se nëse Rama shkel prapë kushtetutën, do ta lejojmë. Opozita e ka për detyrë të reagojë për çdo shkelje apo abuzim të pushtetit nga mazhoranca, qoftë edhe jashtë Kuvendit. Opozita duhet të kishte patur këtë reagim pas rrëzimit të Komisionit Hetimor, por në atë periudhë ne kishim zgjedhur për turpin tonë, të merreshim me njeri tjetrin në vend që të merreshim me Ramën”, tha Bardhi në studion e emisionit Open në News24.

Bardhi është shprehur gjithashtu se me PS-në nuk kanë një marrëveshje, duke argumentuar se zbatimi i Kushtetutës nuk negociohet.

Poll

MOS HUMB