
TIRANË- Sot u mbajt seanca e radhës plenare, sërish pa shumicën e deputetëve të opozitës. Në një nga pikat e rëndit të ditës ishte edhe ligji “Për inspektimin” që u kthye nga presidenti Bajram Begaj. Parlamenti e rrëzoi atë me 74 vota kundër. Po ashtu kundër tij votuan edhe 5 deputetë të opozitës, Flutura Acka, Arbi Agalliu, Merita Bakiu, Gezim Ademi dhe Nusret Avdulla
Presidenti Bajram Begaj ia ka kthyer për rishqyrtim Kuvendit të Shqipërisë ligjin për “Inspektimin”. Në dekretin që mban datën 10 tetor 2024, Begaj teksa thekson në argumentimin e tij se ndryshimi i 68 neneve të ligjit nuk i është nënshtruar procedurës së rregullt që parashikon Rregullorja e Kuvendit. Ndër të tjera, për Begajn, ligji për "inspektimin" vetëm shkakton konfuzion, mbjell paqartësi dhe sjell pasiguri. Kështu që në këto kushte kërkon rishqyrtimin e ligjit në Kuvend, e më pas, të dërgohet sërish për dekretim në Presidencë. /ZËRI