
TIRANË- Kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është përgjigjur ambasadorit të Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, i cili kërkoi dialog mes palëve. Në reagimin e tij, Bardhi shkruan se opozita është përjashtuar pa ligj nga punimet e Kuvendit të Shqipërisë, edhe pse rregullorja është shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese.
“Bëhet thirrje që opozita të luaj rolin e saj brenda Parlamentit; ndërkohë mundësia e opozitës për të hyrë brenda dhe pastaj për të patur mundësi të luaj rolin e saj brenda Parlamentit paraqitet kështu në realitet! Fshehja e realitetit/të vërtetës pas fjalëve të bukura, nuk e ndihmon Shqipërinë! Realiteti/e vërteta është që opozita është përjashtuar nga Kuvendi PA LIGJ dhe me një rregull që është shfuqizuar prej 6 muajsh nga Gjykata Kushtetuese. Parlamentarizimi ka në themel të tij respektimin e Kushtetutës, si mundësia e vetme e bashkëjetesës mes palëve që mendojnë ndryshe. Nëse shkelet Kushtetuta në vazhdimësi mundësia për bashkëjetesë parlamentare mes mazhorancës dhe opozitës ZEROHET,”- shkruan Bardhi.