
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar doktor Ilir Alimehmetin, i cili është person ii dytë më i votuar në Partinë Demokratike. I ftuar në “Log”, Berisha tha se ndjen keqardhje që Alimehmeti nuk do të jetë në Kuvend. Megjithatë, shtoi se ai mund të garojë për Bashkinë e Tiranës.
“Performoi në atë shkallë që dëshmon reputacionin e tij dhe ndjej keqardhje që Alimehmeti nuk është në parlamenti me atë mbështetje që ka siguruar. Është meritë e tij, është një personalitet me reputacion të lartë. Por mos të harrojmë që Partia Demokratike nuk ka vetëm parlamentin. Ilir Alimehmeti mund ta vendosë vetë. Nëse ai do të dëshironte pa diskutim mund të garojë për Bashkinë e Tiranës. Ai është këshilltar aty. Në këto zgjedhje ndahet me reputacion, ai e përcakton vetë, do apo nuk do,”- tha Berisha.