
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se nuk është tërhequr asnjëherë nga misioni i mbrojtjes së votës. I ftuar në ‘Log”, Berisha u pyet për rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe tha se pavarësisht thirrjes së bërë kundrejt ndërkombëtarëve, atë e largon vetëm një lëvizje popullore.
“Kemi rezolutën e PPE. Kemi blerje vote përmes pagesave për pensione, blerje vote me punësime, pra zbërthen të gjitha aspektet e terrenit vetëm 10 ditë para zgjedhjeve. Këtu ka firmosur partia e Merz dhe 82 parti të tjera evropiane. Kam punuar në këtë fushatë në mënyrën më profesionale e të përkushtuar të jetës time. Kurrë më parë skam bërë një të tillë. Kam paraqitur një program të konsultuar me dy fondacione të huaja të specializuara. Kam marrë në këtë fushatë kryestrategun e botës, Chris LaCivita, kam bërë gjithçka për të qenë totalisht i përkushtuar për të mos thënë që nuk ka zgjedhje me Edi Ramën. Por ama, unë kam thënë se do të mbroj votën, por kurrë me kallashnikov. Edi Rama nuk ikën nga ndërkombëtarët pasi diktatorët rrëzohen vetëm me lëvizje popullore,”- tha Berisha.