
TIRANË- Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka vlerësuar këtë të enjte nga Tirana punën e gazetarëve në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij në takimin me të rinjtë tek Piramida, Blinken tha se në Shqipëri ka gazetarë që ekspozojnë korrupsionin.
Antony Blinken: Këtu mes nesh sot kemi gazetarë që po ekspozojnë korrupsionin dhe kemi gra sipërmarrëse që fillojnë bizneset e tyre, që luftojnë kundër ekstremizmit dhe po e bëjnë Shqipërinë akoma edhe më të hapur dhe inkluzive.
Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken, ndodhet këtë të enjte në Tiranë, ku do të qëndojë për afro 10 orë në të parën vizitë të tij në kryeqytetin shqioptar. Blinken ka zbritur në aeroportin “Nënë Tereza”, nën masa të rrepta sigurie. Ai u prit në Rinas nga ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ambasadori shqiptar në SHBA, Ervin Bushati dhe i Dërguari me Punë i SHBA-së në Tiranë, David Wisner. Ai u takua me Kryeministrin Edi Rama, Presidentin Bajram Begaj, disa të rinj, stafin e Ambasadës së SHBA-së dhe përfaqësues të drejtësisë. Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Blinken do të ketë pjesë të delegacionit edhe ish-ambasadoren amerikane Yuri Kim, e cila tashmë ka një detyrë më të lartë në DASH./ZËRI