Politikë

Dalin MESAZHET, protesta me 'porosi' poshtë ballkonit të Berishës

Kështu në protestën e organizuar një natë më parë poshtë banesës së Berishës, i cili theu dhe masën e arrestit shtëpiak, në grupin e punës të degës 5, caktohet orari dhe vendi i takimit, duke rrëzuar kështu “mitin” e spontanitetit, të thënë më herët nga drejtues të demokratëve.

E.K
Dalin MESAZHET, protesta me 'porosi' poshtë ballkonit të
Foto ilustruese

TIRANË- Protestat “spontane” poshtë pallatit të kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha me sa duket nuk janë aq spontane. Kjo pasi disa mesazhe tregojnë për një organizim të tyre në degë të ndryshme të Tiranës, nën drejtimin e grupeve të punës. Kështu në protestën e organizuar një natë më parë poshtë banesës së Berishës, i cili theu dhe masën e arrestit shtëpiak, në grupin e punës të degës 5, caktohet orari dhe vendi i takimit, duke rrëzuar kështu “mitin” e spontanitetit, të thënë më herët nga drejtues të demokratëve.

Dalin MESAZHET, protesta me 'porosi' poshtë ballkonit të
Mesazhet
Dalin MESAZHET, protesta me 'porosi' poshtë ballkonit të
Mesazhet

Një natë më parë Sali Berisha theu masën “Arrest shtëpie”, të vendosur nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në lidhje me akuzën e “Korrupsionit pasiv” që rëndon ndaj tij në dosjen “Partizani”. Pavarësisht se i ndalohet të komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë me të, Sali Berisha mbrëmë mbajti një fjalim nga dritarja e shtëpisë, ndërsa demokratët qëndronin poshtë pallatit.

Nuk dihet ende nëse Prokuroria e Posaçme (SPAK) do të kërkojë ashpërësim të masës së sigurisë për të, pas kësaj shkeljeje, ndërsa avokatët e Sali Berishës e kanë ankimuar vendimin në Apelin e Posaçëm./ZËRI

Poll

MOS HUMB