
TIRANË- Ka nisur me tone të forta seanca e sotme parlamentare. Deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren, ndërkohë që nga PS ka reaguar ministrja për marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali. Kjo e fundit ironizoi deputetët e opozitës që të dilnin nga salla, në mënyrë që të shtonin numrin e protestuesve jashtë Kuvendit.
“Kjo që po bëni ju nuk është as opozitë… kjo është utopia, është ushtria e turpit, e opozitarëve pa ide. Të vini këtu dhe të bllokoni foltoren, ose ju të dilni jashtë, ose të kalojmë në votim. Këto që përmendni nuk i keni për herë të parë, mund të kujtojmë dejuavu me Bild, nuk doni të kuptonit as atëherë dhe as tani, se sapo kishte filluar dimri juaj. Se i besuat propagandës suaj, në prag të verës, po bëni të njëjtën gjë, ju jeni humor gënjeshtar atëherë, dhe mbi këtë bazë do të rinisni revolucionin, në gotën tuaja.
Doni të arrini të dëmtoni vendin, duke u nisu nga bregu tjetër. Dorën përdoreni për t’u kapur prej flokësh me njëri tjetrin, kë fusni dhe kë nxirrni në grup, me Sali Berishën në krye. Dilni jashtë më mirë se shtoni dhe numrin e protestuesve jashtë Flamur, këtë po jua them me dashamirësi, si një njeri që do që seanca të vazhdojë normalisht. Nuk vjen dot ai që vjen në Elbasan, Gaz, se ai është duke u hetuar. Ju mund të tregoni çfarë të doni”, u shpreh Spiropali.
/ZËRI