Politikë

Bardhi kërkon rikthimin e Berishës në grupin e PD, përjashton nga funksionet ‘bashistët’, përplaset me Nikollën

Nikolla refuzon kërkesën, nuk lexon pikën ku flitet për ish-kryeministrin

E.K
Bardhi kërkon rikthimin e Berishës në grupin e PD,
Gazment Bardhi

TIRANË- Përplasjet për grupin Parlamentar të PD-së janë zhvendosur sot në sallën e Kuvendit.

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka shkarkuar nga të gjitha funksionet që kishin në grupin parlamentar të gjithë deputetet që i përkasin PD zyrtare.

Ai ka shkarkuar nënkryetarët që deri tani kanë qenë në detyrë, po ashtu ka kërkuar edhe rikthimin e Sali Berishës në grupin parlamentar.

“Kemi njoftim nga grupi parlamentar i PD. Në kryesinë e grupit parlamentar janë bërë ndryshime. Nënkryetar Ervin Salianji, nënkryetare Albana Vokshi, sekretar Ina Zhupa”, lexoi Nikolla.

Ndërkohe Lindita Nikolla nuk pranoi kërkesën për të futur Berishën në Grupin e PD-së, pasi sipas saj për këtë duhet të kishte një vendim zyrtar nga partia. Kjo ka sjellë përplasje me deputetët e opozitës, që çuan dhe në ndërprerjen e seancës plenare për disa minuta.

Bardhi: Kur lexon njoftimet e grupit lexoi deri në fund jo një pikë jo një po.

Nikolla: Në shkresë ka një person që është përjashtuar nga grupi me vendim të PD e duhet të futet po me vendim të PD.

Po ashtu është rrëzuar kërkesa e Gazment Bardhit për mocion me debat për emisionin e RAI 3 për Shqipërinë./ZËRI 

Poll

MOS HUMB