Politikë

Do arrestohet? Si përgjigjet Ilir Meta, sulmon sërish Dumanin: Jam burrë unë! S'më trembin buburrecat

Meta tha se Dumani është duke kapur disa laraska për të ndërtuar akuza ndaj tij, duke e cilësuar atë që po i ndodh si një "rrethim të vogël".

k.m.
Do arrestohet? Si përgjigjet Ilir Meta, sulmon sërish Dumanin: Jam
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk u ndal as këtë të diele në sulmet e tij ndaj kreut të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumanit. I pyetur nëse ka ndonjë informacion se mund të arrestohet, Meta tha se Dumani është duke kapur disa laraska për të ndërtuar akuza ndaj tij, duke e cilësuar atë që po i ndodh si një "rrethim të vogël". Por me tone të ngritura edhe njëherë ka shtuar se është burrë dhe nuk i llogarit "buburrecat". Term i ri ky, pasi deri më tani na kishte njoftuar me "laraska", "tradhëtarë" e "çimkaxhinj". Megjithatë, pavarësisht se pretendon se ndaj tij ka sulme, ka vetëmarrë një mision. 

Ilir Meta është burrë dhe nuk i llogarit buburrecat, aq më tepër çimkat. Jam i vetëdijshëm për rolin historik që kam unë. Rrethimi i vogël ndaj Ilir Metës ka përfunduar, rrethimi i madh për tarallakun ka nisur. I ftoj të gjithë që të bashkohen me ne. Duhet të punojmë për t'i dhënë siguri të gjithë shqiptarëve. Shpresat për asgjësimin e pluralizmit përmes izolimit të Berishës dhe përmes rrethimit të vogël të Metës janë të mbaruara,”- tha Meta.

Ndërsa i pyetur për vazhdimësinë politike, nëse humbet në zgjedhjet e ardhshme, Meta nuk e dha një përgjigje. Pa përgjigje duke se e ka lënë edhe kryedemokrati Sali Berisha. 

PJESË NGA KONFERENCA: 

Kam pyetur zotin Berisha se çfarë ndodh në 2025 nëse nuk mund Ramën, po Ilir Meta çfarë bën?

Meta: Ne do e çmontojmë regjimin e Edi Ramës. Kjo histori ka përfunduar. Ajo që bën Ilir Meta dhe që do të marri vulën e 900 delegatëve është që PL të jetë arma më e fortë të gjithë shqiptarëve për shembjen e tiranisë.

Jeni shprehur se jeni poliagjent dhe keni dijeni për shumë gjëra, keni ndonjë dijeni se ka fletëarresti për ju? Keni komunikuar me zotin Berisha?

Meta: Nuk kam komunikim por e dini që e përshëndes, i dërgoj mesazhe. Nuk kam asnjë shqetësim për problemin që ngritët ju, më kollaj ndodh e kundërta. Ky zotëri duke kapur disa laraska shpreson që të ngrejë padi kundër Ilir Metës. Ilir Meta është burrë dhe nuk i llogarit buburrecat, aq më tepër çimkat. Jam i vetëdijshëm për rolin historik që kam unë. Rrethimi i vogël ndaj Ilir Metës ka përfunduar, rrethimi i madh për tarallakun ka nisur. I ftoj të gjithë që të bashkohen me ne. Duhet të punojmë për t'i dhënë siguri të gjithë shqiptarëve. Shpresat për asgjësimin e pluralizmit përmes izolimit të Berishës dhe përmes rrethimit të vogël të Metës janë të mbaruara.

Kush është i radhës në SPAK?

Meta: Nuk kam dashur të identifikoj SPAK as me Dumanin dhe asnjë politikan tjetër, por duke e ditur mirë se cila është kompetenca e drejtuesit të SPAK, që është i barabartë me të tjerët. Duke parë rolin që zotëria ka marrë duke u futur thellë në çështje politike, duke paralajmëruar persona si Ahmetaj që mos të flasë. I mblodhi gazetarët pasi Ahmetaj nuk ishte i fuqishëm sa për të firmosur për inceneratorët dhe denoncoi Veliaj si pronar faktik të inceneratorëve. Vrapoi duke u dhënë gazetarëve se do të kishte surpiza për Ahmetajn. 

Prej disa ditësh, Meta flet për një tradhëtar në selinë e Partisë së Lirisë, por nuk ka zgjedhur në asnjë moment që të japë një emër. Por lëvizja e parë që po bëhet nga PL-ja është largimi i Brahimllarit. Dyshime ka edhe për largimin e Kryemadhit nga Partia, pasi ka premtuar se do "zhdukë" nepotizimin, por deri më tani nuk ka asnjë lëvizje konkrete. E gjitha pritet të vendoset në konventën e 27 prillit./ZËRI

Poll

MOS HUMB