Politikë

Ambasadat në mbrojtje të SPAK, Meta tregon "kushtin" e tij: Kërkoj ndjesë vetëm nëse...

Meta tha me ironi se nëse personi në video është një sozi, apo pjellë e inteligjencës artificiale, do të kërkojë falje për të gjitha deklaratat e tij.

k.m.
Ambasadat në mbrojtje të SPAK, Meta tregon "kushtin" e tij:
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta teksa ka transmetuar edhe njëherë videon ku gjatë raportimit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Altin Dumani tha se Gjykata vendos atë që kërkon SPAK-u. Në një konferencë për gazetarët, këtë të dielë, Meta tha me ironi se nëse personi në video është një sozi, apo pjellë e inteligjencës artificiale, do të kërkojë falje për të gjitha deklaratat e tij. I pyetur a është ndikuar nga deklaratat e ambasadave që dolën në mbrojtje të SPAK, Meta edhe njëherë theksoi se do u tërhiqej të gjitha deklaratave të tij, po të kishte prova se videoja është e montuar nga kryedemokrati Sali Berisha (personi që shpërndau videon).

PJESË NGA KONFERENCA: 

Ilir Meta: Mendoj ta nisim me SPAK-un *fut deklaratën e Dumanit për Gjykatën. Pra nuk ka nevojë ta përsërim më tej. Ky është zoti Dumani. Apo jo? Se mos nuk është ai. Po qe sozia e tij unë tërhiqem nga deklaratat e mia. Tani kalojmë tek tarallaku. *fut Edi Ramën duke i bërë thirrje SPAK-ut për Sali Berishën dhe Ilir Metën. E dëgjuat edhe tarallakun? Ilir Meta ka durim strategjik. Jam i qartë në gjithçka që kam lajmëruar. Iu kam thënë që Basha gënjen edhe për orën. Edhe kjo është vërtetuar. Gjithë demokratët e dinë mirë se ky që u shtri për të kërkuar zgjedhje, nuk e regjistroi PD formalisht për zgjedhjet lokale. Pse?  Ishte interesi i Edi Ramës për t'u dhënë ndërkombëtarëve që derisa PD nuk u regjistrua, unë me kë do konkurroj. Shqiptarët u vodhën nga Rilindasit. Po ky, në bashkëpunim me Edi Ramën bojkotoi reformën në drejtësi. Në atë kohë Gjykata Kushtutuese ishte funksionale. Konventa e Partisë së Lirisë do të jetë më demokratikja, më transparentja e bërë ndonjëherë. Kjo Konventë është ngjarje madhore, pasi do të kemi një PL të rithemeluar. Por edhe shembull kundër epotizimit. Vetëm në një prokurori kemi 7 veta nga një familje. Administrata duhet të shkëlqejë vetëm nga këto vlera. 

Kur keni qenë në bashkëqeverisje me zotin Rama keni pasur një shprehje "me qetësi dhe dashuri", të dyja humbën me kohën. Iu kanë ndikuar qëndrimet që kanë mbajtur ambasadat e huaja?

Meta: Në qëndrimet e mia, ndikojnë vetëm bindjet e mia. Iu paraqita një deklaratë të zotit Dumani. Nëse ajo që iu paraqita nuk është Dumani, por sozia kërkoj ndjesë. Nëse në vendet e tyre Prokuroria është mbi gjykatat, i them më vjen shumë keq për vendet e tyre që janë kthyer kaq mbrapa. Kjo nuk na habit se deklarata të tilla kanë bërë edhe shokët e McGonigalit që dolën kundër Berishës. Ma verifikoni nëse është Altin Dumani, nuk heq asnjë presje, aa nëse është sozia, jo vetëm kërkoj falje, por edhe distancohem nga doktori i madh. Pse mungoi Dvorani gjatë vizitës së sekretarit amerikan? Unë e di që ka ndërhyrë Rama se bëhet xheloz për popullaritetin e Dvoranit dhe kur kandidoi për Kushtetuese, Edi Rama i dha vetëm 7 vota. Jam i bindur se sekretari i Shtetit nuk ka qenë i informuar për rolin e tij para '90./ZËRI

Poll

MOS HUMB