Politikë

DOKUMENTI/ Deputetët e PS kërkojnë ndryshime në ligjin për 'Zonat e Mbrojtura': Tu hapet rrugë investimeve

Në projetligjin që mban firmën e 7 socialistëve, konkretisht Fadil Nasufi, Florenc Spaho, Arkend Balla, Edona Bilali, Anduel Tahiri, Mirela Pitushi, Daniel Deliu dhe Klodiana Spahiu kërkohet që të bëhen ndryshime tek “Parqet Kombëtare” duke i dhënë fuqi Këshillit Kombëtar të Territorit që të vendosë për fatin e investime.

Zeri
DOKUMENTI/ Deputetët e PS kërkojnë ndryshime në ligjin
Foto ilustruese

TIRANË- Deputetët e Partisë Socialiste kanë depozituar në Kuvend një projektligj që parashikon ndryshime të rëndësishme në ligjin “Për zonat e Mbrojtura”. Në projektligjin që mban firmën e 7 socialistëve, konkretisht Fadil Nasufi, Florenc Spaho, Arkend Balla, Edona Bilali, Anduel Tahiri, Mirela Pitushi, Daniel Deliu dhe Klodiana Spahiu kërkohet që të bëhen ndryshime tek “Parqet Kombëtare” duke i dhënë fuqi Këshillit Kombëtar të Territorit që të vendosë për fatin e investimeve.

DOKUMENTI/ Deputetët e PS kërkojnë ndryshime në ligjin
Neni

Siç dhe mund të shihet në dokumentt, nëse kemi të bëjmë me investime të rëndësishme që zhvillojnë zonën dhe janë në përputhje me kriteret për “Zonat e Mbrojtura”, atëherë KKT ka të drejtë të vendosë.

“Përveç projekteve te miratuara nga KKT te propozuara nga Ministrite pergjegjese ose bashkite perkatese ku te evidentohet rendesia kombetare e investimit dhe qe investimi zbaton/respekton kriteret me te 1arte te mbrojtjes se mjedisit dhe ndikimit mete ulet ne natyre dhe biodiversitet. Perdorimin e tokes dhe kryerjen e aktiviteteve qe zbatojne parimet e zhvillimit te qendrueshem me fokus zhvillimin ekonomik te zones.

2. Pas shkronjes "dh" te pikes 3 shtohet shkronja "e me permbajtje: "e) lejimin ne perputhje me parimin e efektivitit dhe planit te menaxhimit te nderhyrjeve te lejuara urbane, apo industriale brenda zones duke ruajtuar karakterin e zones sipas parashikimeve te ketij ligji. 3. Pas pika 3 shtohet pika 3/1 me permbajtje: "3/1. Ne "Peizazhin e mbrojtur" ushtrohen veprimtari sipas percaktimeve te ketij neni, neneve 33 dhe so te ketij ligji", thuhet në projektligj.

Projektligji pritet të kalojë në Komisionet Parlamentare dhe më pas në seancë plenare./Zëri.ai

Dokumenta bashkëngjitur

Poll

MOS HUMB