Politikë

Erion Veliaj: Ashtu siç Rama s’dinte ç’bënte Ahmetaj pas krahëve të tij, as unë nuk përgjoj drejtorët

Një kryeministër apo një kryetar bashkie, sipas Veliajt, nuk mund të jetë në dijeni të çdo gjëje që s’ka të bëjë fare me funksionin e tij të përcaktuar me ligj.

F.m
Erion Veliaj: Ashtu siç Rama s’dinte ç’bënte
Kryebashkiaku Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka paralelizuar pozitën në të cilën ai ndodhet pas arrestimit të pesë drejtorëve e ish-drejtorqve të Bashkisë Tiranë, në kuadër të dosjes “5D”, me atë të kryeministrit Edi Rama, pas shpalljes në kërkim të zëvendësit të tij, Arben Ahmetaj. Në qëndrimin e tij zyrtar nga zyra e tij, Veliaj tha se ai ka përgjegjësi për drejtorët e arrestuar, aq sa kishte Rama për Ahmetajn, pra zero. Kryebashkiaku shton se roli i një kryeministri dhe të një kryebashkiaku nuk është që të përgjojë zëvendësin e tij apo cilindo zyrtar tjetër, me të cilin e lidh puna, kur këta të fundit e ushtrojnë influencën e postit dhe i përdorin lidhjet e tyre për të përfituar në mënyrë të paligjshme. Një kryeministër apo një kryetar bashkie, sipas Veliajt, nuk mund të jetë në dijeni të çdo gjëje që s’ka të bëjë fare me funksionin e tij të përcaktuar me ligj.

Pjesë nga deklarata:

Tani ka një pyetje, sa brutale aq edhe banale, si ka mundësi të mos i dinte këto Edi Rama dhe si mund të ndodhi që, deri edhe zëvendësi i tij, një person që sot është në kërkim nga drejtësia, t’i bëjë këto pisllëqet e mëdha për të cilat akuzohet, pa bekimin e kryeministrit?  Më falni! Po pse, në cilën pjesë të funksionit të tij të përcaktuar me Kushtetutë dhe dispozita ligjore, kryeministri duhet të përgjojë zëvendësin e tij apo cilindo zyrtar tjetër, me të cilin e lidh puna, kur këta të fundit e ushtrojnë influencën e postit dhe i përdorin lidhjet e tyre me X-in ose Y-in, për të përfituar në mënyrë të paligjshme?! Si mund të jetë kaq e padiskutueshme, që një kryeministër, apo në rastin tim, një kryetar bashkie, të jetë në dijeni të çdo gjëje që s’ka të bëjë fare me funksionin e tij të përcaktuar me ligj apo me objektivat e me një mijë e një problemet e përditshme të punës së tij?! 

 

Poll

MOS HUMB