Politikë

Çfarë po ndodh te TIMS? Rrumbullaku prej 3 orësh dëshmon me dyer të mbyllura, kur pritet të hyjë Muça

Drejtori i Policisë deklaroi se dëshmia e tij do të përmbajë të dhëna të rëndësishme, disa prej të cilave përmbajnë dhe sekrete hetimore. 

f.t
Çfarë po ndodh te TIMS? Rrumbullaku prej 3 orësh dëshmon
Muhamet Rrumbullaku

TIRANË-Drejtori i Policisë Muhamet Rrumbullaku prej tre orësh është duke dëshmuar në Komisionin Hetimor Parlamentar për sistemin TIMS. Ashtu si ndodhi dhe me ministrin e brendshëm Taulant Balla, edhe Rrumbullaku po raporton me dyer të mbyllura. Drejtori i Policisë deklaroi se dëshmia e tij do të përmbajë të dhëna të rëndësishme, disa prej të cilave përmbajnë dhe sekrete hetimore. 

Ajo që ra në sy pak para dëshmisë së tij, ishte hyrja në mbledhje me 5 dosje të mëdha. Gjithsesi mbetet e paqartë se çfarë të dhënash ka brenda tyre, pasi me kërkesë të kryepolicit, e cila gjeti miratimin e të majtëve në komision, mbledhja po zhvillohet me dyer të mbyllura.

Pas tij pritet të dëshmojë edhe ish-drejtori i IT-së, Ervin Muça. Muça, i cili aktualisht ndodhet në arrest shtëpie, pasi akuzohet për kopjimin pa autorizim të të dhënave të sistemit TIMS, dëshmoi në mbledhjen e kaluar gjatë mesnatës. Dëshmia e tij zgjati 30 minuta dhe kur doli u pyet nga gazetarët se kush e detyroi të merrte të dhënat e TIMS. Si duket edhe në mbledhjen e sotme ish-drejtori i IT-së do të raportojë në mesnatë./ZËRI

Poll

MOS HUMB