Politikë

Greqia në ‘këmbë’ për vizitën e Ramës, 1 mijë policë në terren, kontrolle me dronë nga ajri. 2 mijë pjesëmarrës nga Shqipëria

Sipas mediave greke, 2 mijë persona kanë shkuar nga Shqipëria për të qenë pjesë e takimit të Ramës

E.K
Greqia në ‘këmbë’ për vizitën e Ramës,
Edi rama

GREQI- Vizita e kryeministrit Edi Rama në Greqi këtë të dielë do të shoqërohet nën masa ekstreme sigurie. Edhe pse një vizitë e pretenduar private nga qeveria greke, policia do të jetë në këmbë për mbarëvajtjen e takimit të shqiptarëve që do të nisë në orën 11 të ditës së sotme në stadiumin Galatsi.

Për mbarëvajtjen e vizitës së Ramës në Greqi, pritet që të jenë të angazhuar 1 mijë punonjës policie, ndërsa e gjithë rruga që do të ndjekë kryeministri shqiptar nga aeroporti Eleftherios Venizelos deri në palestrën e mbyllur të Galatsit do të jetë e mbikqyrur.

Në të njëjtën kohë janë mobilizuar edhe helikopterët e EL.AS. si dhe dronët, të cilët do të japin një imazh të drejtpërdrejtë në qendrën operative, ndërkohë që është aktivizuar edhe rrjeti i informacionit i Policisë Helene.

Në takimin e Ramës sipas mediave greke do të jenë të pranishëm dhe rreth 2 mijë persona, që kanë hyrë në vendin fqinj në orët e fundit nga Shqipëria. Sipas mediave greke kjo është një strategji e ndjekur nga kryeministri shqiptar, për të siguruar mbushjen e sallës.

Programi i kryeministrit shqiptar

Sipas raportimeve, Edi Rama do të shoqërohet nga rreth 150 persona. Në këtë shoqërim do të jenë anëtarë të kabinetit të tij, deputetë dhe 50 gazetarë, të cilët do të shkojnë direkt në Teatrin e mbyllur të Krishtlindjeve të Galatsit. Krahas fjalës së planifikuar, kryeministri shqiptar gjatë ditës do të zhvillojë edhe takime me bashkatdhetarë, anëtarë të partisë së tij dhe biznesmenë, ndërsa pritet të shpërndajë broshura për marrëdhëniet dypalëshe. Pas përfundimit të takimeve, Rama do të pijë kafe me kolegët e tij në Galatsi, ndërsa në orën 6.00-7.00 pasdite do të shkojë në aeroport për t’u larguar nga Athina.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB