Politikë

Hapja e bazës së Kuçovës/ Rama: Siguri për rajonin! Po punojmë me NATO-n për bazën detare në Durrës

Ai tha se vendi ynë tashmë është në anën e duhur të historisë, ndërsa u ndal dhe tek planet për ndërtimet e Bazës Ajrore të Detare të NATO-s në Porto Romano.

E.K
Hapja e bazës së Kuçovës/ Rama: Siguri për rajonin!
Edi Rama

KUÇOVË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në ceremoninë e hapjes së Bazës Ajrore Taktike të NATO-s në Kuçovë. Kreu e ekzekutivit u shpreh se kjo është një ditë e rendësishme ndërsa bazës, e cilësoi si të rëndësishme për sigurinë e rajonit ndërkohë që kërcënimet dhe ambiciet e Rusisë janë në rritje. Ai tha se vendi ynë tashmë është në anën e duhur të historisë, ndërsa u ndal dhe tek planet për ndërtimet e Bazës Ajrore të Detare të NATO-s në Porto Romano.

Edi Rama: Duke parë një pjesë të pranishmëve si përfaqësues të një gjenerate tjetër, e cila përjetoi të gjitha zhvillimet e përpara ndryshimeve demokratike, po referohem një fragmenti të gazetës ‘Zëri i Popullit’ në maj 1954, kur në Shqipëri erdhi udhëheqësi i Bashkimit Sovjetik dhe gazeta shkruante se ‘të vdekurit po kërcenin nga gëzimi dhe lulet atë maj kishin çelur më herët për të mirëpritur Hrushovin’. Është i rëndësishëm ky referim sepse në atë kohë Shqipëria me këtë bazë që rihapim sot konsiderohej një vend strategjik i Perandorisë Sovjetike përballë Europës Perëndimor dhe ishin sistemuar një numër jo i vogël avionësh bombardues. Po të lexosh planin e deklasifikuar të luftës që qëndronte në sirtarët e Kremlinit, lufta do niste me bombardimit e Vjenës, Munihut, dy bazave të NATO-s në Danimarkë dhe pjesë e këtij operacioni do ishin edhe avionët e bazës së Kuçovës. Sot jetojmë në epokë tjetër dhe fatmirësisht Shqipëri gjendet në anën tjetër, duke mirëpritur me krenari dhe respekt aleatët e saj dhe partnerët në një aleancë e cila është në radhë të parë, një aleancë vlerash në mbrojtje të paqes dhe demokracisë. Një bazë, e cila është një tjetër element sigurie për rajonin, i cili e dimë mirë se është një rajon jo i parrezikuar nga kërcënimi dhe ambiciet neo-imperaliste të Federatës Ruse. Riaktivizimi i këtij aeroporti ushtarak është një tjetër shenjë e rrjetjes së flotës sonë ajrore. Dy heliktoperët e rinj dhe dronët Bajraktar janë pjesë e një rritjeje që do të vazhdojë. Nga ana tjetër, dua të falenderoj të gjithë banorët e zonës dhe më gjërë për durimin që kanë treeguar gjatë rehalibitimit të kësaj baze. Uroj shumë që baza taktike e NATO-s të sjellë për ta mundësi të reja punësimi dhe mundësi të reja për të gjithë zinxhirin e shërbimeve. Dua ti shpreh një falenderim të posaçëm të gjithë atyre që kontribuan, duke filluar sigurisht nga aleatët tanë të NATO me shpresën dhe besim që kjo bazë e re do të shoqërohet në vitet në vijim nga baza e re detare e NATO në Porto Romano për të cilën po punojnë ngushtësisht dhe shumë shpejt besoj do ti gëzohemi lajmit të përfshirjes së këtij projekti në planet e aleancës./ZËRI

Poll

MOS HUMB