Politikë

“Hetimet të zgjerohen deri në 2009-tën”, nis me debate Komisioni hetimor për Shëndetësinë, PD: Futemi në qorrsokak

Deputetët e opozitës kundërshtuan në grup shtrirjen e hetimeve deri në vitin 2009

E.K
“Hetimet të zgjerohen deri në 2009-tën”, nis me
Diskutimet ne komision

TIRANË- Ka nisur ne debate edhe sot mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për hetimin e Koncensioneve në Shëndetësi, për shkak se përfaqësuesit e mazhorancës kanë kërkuar shtrirjen e hetimeve deri në vitin 2009. Propozimi u bë nga Plarent Ndreca, i cili tha se duhet hetuar i gjithë konteksti paraprak për lidhjen e kontratave.

Ky pretendim i demokratëve, u kundërshtua nga deputeti demokrat Edmond Spaho, i cili tha se zgjerimi i hetimeve do e fuste procesin në një qorrsokak të panevojshëm.

Ndreca: Ne vlerësojmë që kontrata e sterilizimit duhet hetuar në gjithë kontekstin paraprak të kësaj kontrate. Komisioni duhet të ketë informacion të plotë deri në momentin që është lidhur kontrata. Kontrata është lidhur në tetor 2009. Kështu që ne mendojmë se duhet vlerësuar e gjithë panorama. Të kemi informacion para lidhjes së kontratës, në momentin e lidhjes dhe pas lidhjes së kontratës.

Spaho: Kemi kërkuar hetimin e kësaj çështje të caktuar dy kontrata të hetuara, zbatuara nga qeveria e majtë pas 2013 kur erdhi në qeverisje dhe të fillosh të kërkosh para kësaj periudhe do të thotë ta nisësh punën e komisionit në qorrsokak. Nëse jeni të interesuar të hetoni këtë çështje keni të drejtën e perëndisë të hetoni çfarë të doni, por objektin e kemi dy kontratat. Edhe nga ana teknike nuk ka asnjë lidhje çështja që flisni ju. Mos ngelemi tek kjo se do t’i hyjmë një debati pa krye.

Poll

MOS HUMB