Politikë

“Xibraka”/ Rama: Rihapja e hetimeve ishte lajmi i mirë, jam i lumtur

Edi Rama tha se rihapja e hetimeve për këtë çështje do ta lumturojë.

k.m.
“Xibraka”/ Rama: Rihapja e hetimeve ishte lajmi i mirë, jam i
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar kallëzimin e bërë në SPAK nga kryetari i grupit parlamentar, Gazment Bardhi për çështjen e dosjes “Xibraka”, ku sipas demokratit vëllai i kryeministrit është i përfshirë në trafikun e kokainës. Në intervistën e bërë në Greqi për “Opinion”, Rama tha se rihapja e hetimeve për këtë çështje do ta lumturojë. Sipas kreut të qeverisë, vetëm në këtë mënyrë do të zbulohet nëse Bardhi ka gënjyer.

Pjesë nga intervista:

Fevziu: Ju keni deklaruat për çështjen e Gazment Bardhit dhe akuzën që ai bëri ndaj vëllait tuaj që nuk u mor parasysh, ndërkohë Bardhi ka deklaruar dy ditë më parë që SPAK ka rihapur hetimet për këtë dosje?

Rama: Rihapja e hetimeve ishte lajmi më i mirë që mund të merrja. Tanii, ka dhe një detaj të vogël që duhet të konfirmohet kallëzimi shume e rëndësishme dhe pastaj të rikonformohet kallëzimi.

Fevziu: Ç’domethënë? Po ju nuk merreni me çështjet e drejtësisë.

Rama: Jo, jo ka një detaj të vogël se duhet të konfirmohet kallëzimi. Ndërkohë ky zotnia, çingia është i kallëzuar për kallëzim të rremë. Janë dy aty në SPAK, është kjo është dhe kallëzimi për të për kallëzim të rremë. Unë jam i lumtur që gjëja tani është futur në rrugën e drejtësisë, e SPAK. SPAK të na thotë o unë kam një trafikant kokaine në familje, ose kjo goja e madhe B-së së vogël i duhet vënë proteza nga drejtësia. Një nga të dyja, nuk mund të ketë dhe kështu dhe ashtu. O njëri, o tjetri duhet të përgjigjet para drejtësisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB