Politikë

Atentati ndaj kryeministrit sllovak, Rama: Jam i tronditur, mikut i uroj shërim të shpejtë

Rama e quan homologun e tij si një mik të dashur, ndërsa i uron atij shërim sa më të shpejtë.

f.t
Atentati ndaj kryeministrit sllovak, Rama: Jam i tronditur, mikut i uroj
Robert Fico dhe Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama është shprehur i tronditur nga lajmi i atentatit me armë zjarri ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico. Rama e quan homologun e tij si një mik të dashur, ndërsa i uron atij shërim sa më të shpejtë.

“I tronditur nga lajmi i tmerrshëm i sulmit të tmerrshëm ndaj Kryeministrit të zgjedhur të Sllovakisë, një i mbijetuar i madh dhe mik i dashur të cilit i uroj shërim të shpejtë dhe një rikthim spektakolar”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.

Kryeministri sllovak është plagosur me armë zjarri paraditen e sotme, pas një takimi të Qeverisë në afërsi të Bratislavës. Robert Fico sipas mediave të huaja, ka marrë një plumb në krahë, një në këmbë dhe një në bark. Ai ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërkohë vijon të jetë në sallën e operacionit. Ndërkohë policia ka vënë në pranga autorin. Ai është identifikuar si Juraj Tsintula, një shrkrimtar i njohur në vend./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB