Politikë

Institucionet e drejtësisë japin nesër 'llogari' para Kuvendit

Pastaj diskutimet e deputetëve do të përqëndrohen në problemet e zonave që përfaqësojnë, pasi janë kthyer nga java e gjelbërt ku duhet të kishin dëgjuar problemet e zgjedhësve.

E.K
Institucionet e drejtësisë japin nesër 'llogari' para
Foto ilustruese

TIRANË- Institucionet e drejtësisë do të raportojnë ditën e hënë në Kuvendin e Shqipërisë në lidhje me veprimtarinë e institucionit përgjatë vitit 2023. I pari që do të flasë para deputetëve do të jetë kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsia Çela. Pas tij do të flasë kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani.

Më pas do të raportojnë kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, drejtuesja e Këshillit të Lartë Gjyqësore dhe ajo e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Pastaj diskutimet e deputetëve do të përqëndrohen në problemet e zonave që përfaqësojnë, pasi janë kthyer nga java e gjelbërt ku duhet të kishin dëgjuar problemet e zgjedhësve./ZËRI

Dokumenta bashkëngjitur

Poll

MOS HUMB