Politikë

"Je avokat i BSH ti?" Bardhi replikon me Shalsin për Pal Trashajn: Mollë e ndaluar të flasësh për Sejkon në Kuvend

Bardhi në fund u shpreh se vetëvrasja e Pal Trashajt është përgjegjësi e të gjithëve dhe duhet të lexohet njoftimi i Prokurorisë së Tiranës për Bankën e Shqipërisë dhe të mos mbyllen sytë nga Gent Sejko.

f.t
"Je avokat i BSH ti?" Bardhi replikon me Shalsin për Pal
Eduart Shalsi dhe Gazment Bardhi

TIRANË- Vetëvrasja e Pal Trashaj para ambjenteve të SPAK është bërë pjesë e diskutimeve në Kuvend. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi kërkoi që guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko të japë llogari në Kuvend. Sipas toj askush nuk flet për abuzimet në Bankën e Shqipërisë edhe pse në media janë të publikuara edhe me fakte. Bardhi më tej iu rikthye të ndjerit, ku tha se kishte 10 vite që e kishte paguar detyrimin. 

Bardhi: Dua të ndalem tek rasti i Pal Trashajt. Nuk mund te heshtim kur ka me mijëra qytetarë që po vuajnë abuzimet nga kompani të miratuara nga Banka e Shqipërisë.  Përgjegjësinë kryesore e ka Banka e Shqipërisë dhe me emër e mbiemër guvernatori i bankës.  Ka përshtatur rregullat e bankës së Shqipërisë sipas interesave të kompanisë. Guvernatori i Bankës së Shqipërise ka përgjegjësi ligjore. Po ne e dimë që ti marrësh shtëpinë dhe pasurinë një familje shqiptare, është njësoj si ti marrësh jetën.  Ata kanë punuar për të pasur një shtëpi dhe e gjen veten nga 700 mijë lekë në 7 milionë lekë. Kjo  nuk është çështje që duhet të na ndaj ne kemi pjekurinë për ti shërbyer këtyre qytetarëve duke evidentuar përgjegjësit e guvernatorit dhe arsyet që e kanë cuar atë që të mos veprojë në kohë, si i ka livcensuar këto kompani dhe kur ka vepruar që ti heq licensën. Për këto guvernatori i Bankës do të duhet që të jap llogari në Kuvend. Duhet të hetojmë nëse interesat e kompanive të lidhura me Guvernatorin e Shqipërisë e kane nxitur atë të mos ndërmarrë veprime. Zonja drejtuse e seancës, vdekja e Pal Trashajt nuk është një cështjë që do të na ndajë, pasi duhet tu shërbejmë këtyre grupeve në nevojë. Arsyet që kanë çuar Guvernatorin të lejojë të bien pre qytetarët deri në këtë fazë. Çfarë masash ka marrë Sejko, ai duhet të japë llogari në Kuvend. Kta banorë kanë qenë viktima. Në media janë bërë publike fakte. Dhe për të mos e zjatur më tej. Mollë e ndaluar të flasësh për guvernatorin në kuvend. Askush nuk flet për abuzimet në Bankën e Shqipërisë. Kemi përgjegjësi të gjithë ne për atë qytetar që i dha fund jetës para syrit të të gjithëve. Nuk reagon askush. Kishte 10 vite ky zotëria e kishte paguar të plotë

Teksa filste rreth detajeve të vetëvrasjes së Pal Trashajt, një ndërhyrje erdhi nga deputeti i Partisë Socialiste Eduart Shalsi, i cili iu drejtua demokratit duke e pyetur se nga i di ai informacionet. Bardhi replikoi duke e quajtur avokat të Bankës së Shqipërisë. Nga ana tjetër Shalsi në replikën e tij tha se Sejko është guvernator dhe jo halabak rrugësh. Bardhi në fund u shpreh se vetëvrasja e Pal Trashajt është përgjegjësi e të gjithëve dhe duhet të lexohet njoftimi i Prokurorisë së Tiranës për Bankën e Shqipërisë dhe të mos mbyllen sytë nga Gent Sejko.

Shalsi: Ku e di ti?

Bardhi: Ku e di unë, si ku e di un ti je avokat i Bankës ti

Shalsi: Edhe prokuror do bëhesh

Bardhi: Dalë se kam edhe një thirrje për Prokurorinë. Është fusha jote duhet të kishe dalë ti të flisje për këtë. E di se SPAK ka nxjerrë një njoftim. Ne nuk jemi këtu për të mbrojtur Gent Sejko.

Shalsi: Gjithë keqardhjen për abuzimin me fjalët. Unë personalisht kam dy ditë që nuk e bëj gjumin e qetë pas atij rasti. Natyrisht që është këmbanë alarmi ajo që ndodhi para dyerve të SPAK. Po, më duhet ta pohoj se nuk e bëj gjumin e qetë, por ama të përdorësh atë ngjarje për të sulmuar paturpësisht institucionet e pavarura për të cilën nga njëra anë bëjnë si të merakosur, ndërkohë nga ana tjetër hedhin duke dezinformuar. Po merrem shumë seriozisht me atë rast që të kuptoj pse ka ndodhur dhe kush janë faktorët. Nuk janë prokuror, por nuk mund të them që i kanë marrë shtëpinë kur nuk janë kanë marrë. Flisni për Gent Sejkon, por është guvernator, nuk është halabak rrugësh. E thërritëm, do vazhdojmë. Por mos bëni qaramanin, ejani, analizoni, mos u bëni edhe specialistë të midhjes dhe të peshkut me një fjalor aspak të denjë, jo për deputet por edhe për kafet e nderuara të Tiranës. Më të kujdeshëm...mendoni pak përpara atë që thoni. Edhe në etiketime edhe në fjalët që mbajmë.

Bardhi: E nderuar zonja drejtuese e seancës besoj se nuk është humbje e madhe për kohën aq më tepër për një ngjarje të tillë. Është përgjegjësi e të gjithëve bashkë. Ftova secilin prej nesh të mbajmë përgjegjësi. Por hallin e qytetarëve nuk presin sa të mbledhi të dhëna Shalsi. Sepse një qytetar është vrarë. Nuk përbalta i ndëruar koleg, por ndryshe nga ty nuk mi mbyll Gent Sejko sytë. Lexova çfarë Prokuroria e Tiranës ka thënë për Bankën e Shqipërisë.

Pal Trashaj dha jetë ditën e djeshme, një ditë pasi konsumoi fostoksinë në hyrje të SPAK. Prej kohësh ai kërkonte një takim me kreun e SPAK Altin Dumani, për t’i shpjeguar atij, të gjithë zhvatjen që i ishte bërë nga kompania MCA, e cila merret me mbledhjen e kredive të këqija në vendin tonë. Prej kohësh ai kërkonte një takim me kreun e SPAK Altin Dumani, për t’i shpjeguar atij, të gjithë zhvatjen që i ishte bërë nga kompania MCA, e cila merret me mbledhjen e kredive të këqija në vendin tonë. Që prej aktit të rëndë, ende nuk ka pasur asnjë reagim as nga Banka e Shqipërisë dhe as nga guvenatori Gent Sejko./ZËRI

Poll

MOS HUMB