Politikë

“Kam qejf ta ha të gjallë Ramën”, Alizoti nga Peqini: Megjithëse ai nuk hahet, vetëm po t'i hedhësh kripën e Nusretit

Alizoti përsëriti thirrjen e Partisë Demokratike për një debat televiziv mes kryesocialistit Rama dhe kryedemokratit Berisha.

I.F
“Kam qejf ta ha të gjallë Ramën”, Alizoti nga Peqini:
Tomor Alizoti

PEQIN- Kandidati për deputet i Partisë Demokratike Tomor Alizoti ka përsëritur deklaratën e tij të bujshme që tha disa ditë më parë në Elbasan. Në takimin e krydemokratit Sali Berisha në Peqin, Alizoti gjatë fjalës së tij tha se “kam qejf ta ha të gjatë kryeministrin Edi Rama”. Alizoti përsëriti thirrjen e Partisë Demokratike për një debat televiziv mes kryesocialistit Rama dhe kryedemokratit Berisha.

“Në fjalimin e fundit janë mërzitur shumë grupe kriminale dhe shumë ata që duhet të mërziteshin, sepse demokratët e kanë thyer frikën. Është fshehur duke bërë monolog me mikrofon para pasqyrës se ka frikë të përballet. Po deshi le të dali me mua se unë kam qejf ta ha të gjallë. Megjithëse se ai nuk hahet, vetëm po ti hedhë pak kripë Nusreti. Na ishte mërzitur Taulant Balla, e kuptoni sa qesharak. Çuni i Kristaqit e ka në gjenetikë i ha shokët e vetë. Doktor të kanë frikë doktor”, tha Alizoti./ZËRI

Poll

MOS HUMB