Politikë

Berisha paralajmëron kryebashkiakët socialistë: Cara dhe Sako do të shkoni te Veliaj!

Ai paralajmëroi kryebashkiaken e Kurbinit, Majlinda Cara dhe kryebashkiaken e Durrësit Emirjana Sako.

I.F
Berisha paralajmëron kryebashkiakët socialistë: Cara dhe Sako do
Sali Berisha

KURBIN- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një takim në Kurbin. Gjatë fjalës së tij, Berisha paralajmëroi kryebashkiakët socialistë se së shpejti do u vijë radha dhe do të përballen me drejtësinë njëlloj si kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj. Kryedemokrati tha se ata do të përballen me drejtësinë për shkeljet që sipas tij, ata kanë bërë. Ai paralajmëroi kryebashkiaken e Kurbinit, Majlinda Cara dhe kryebashkiaken e Durrësit Emirjana Sako.

“Miqtë e mi, jam këtu në Kurbin, qytet që me 26 nëntor të vitit 2019 përjetoi një katastrofë natyrore të madhe. Sot pas 6 vitesh nga qeveria shqiptare pothuajse nuk është bërë asgjë. U ndërtuan apartamentet nga qeveria turke dhe unë e falënderoj me mirënjohje, po sot mbi 200 familja qëndrojnë në çadra dhe jo në banesat e tyre.

Sot një seri pallatesh sërish janë jashtë çdo standardi. Edi Rama nuk e ka mendjen të zgjidhë problemet e qytetarëve të Kurbinit, qytetarëve të Durrësit, qytetarëve të Shqipërisë që pësuan një tronditje të madhe, por e ka mendjen se si të pasurohet, si të fryjë më shumë kontot e tij bankare. Miq, në shtator të vitit 2019 ndodhi një tërmet që pothuajse thërrmoi pallatet në Thumanë. Qytetarët e Thumanës u lanë në pallate të pabanueshme gjersa tërmeti tjetër u mori jetën dhe sot nuk ka asnjë përgjegjës.

Askush sepse të gjithë ata ishin klani i Edi Ramës, ministrat e Edi Ramës, zyrtarët e Edi Ramës. Miqtë e mi, jam këtu për t’u zotuar para jush se vitin e parë do përmbyllen të gjithë plagët e krijuara nga tërmeti në këtë qytet dhe në të gjithë territorin e zonës së tij. Pa përjashtim! Jam këtu për t’u zotuar para jush se Kurbinit dhe çdo rrethi tjetër në Shqipëri do i rikthehen të gjitha institucionet siç i kanë pasur para reformës famëzezë të Edi Ramës. Që të gjitha, me gjykata dhe prokurori, që të gjitha pa përjashtim.

Miq, largimi i shërbimeve nga ju është gjobë për ju. Kjo merr fund. Ajo që do shkarkohet menjëherë është Majlinda. Bëhu gati. Dhe i them këtu para jush se do të duhet të punojë ose të ketë vite burgu të paktën 30 vjet për rrogat që paguan për ata që janë në Spanjë, që janë në Dubai, dhe që i merr paratë dhe i ndaj me të tjerët, të gjitha taksat tuaja. Ndaj edhe Majlinda bashkë me Sakon e Durrësit dhe të tjerë, do shkoni tek Erion Veliaj, atje e keni vendin”, tha Berisha./ZËRI

Poll

MOS HUMB