Politikë

Komisioni i Dezinformimit, Basha: Lojë me shqiptarët! Për Amnistinë nuk ndryshojmë qëndrim

Sa i përket amnistinë penale, Basha u shpreh se nuk ka ndryshuar qëndrim, duke u shprehur se do ta votojë nëse përmbushen kushtet e mospërjashtimit të subjekteve të SPAK dhe amnistisë për çdo protestues të arrestuar.

f.t
Komisioni i Dezinformimit, Basha: Lojë me shqiptarët! Për
Lulzim Basha

TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike (të vulës), Lulzim Basha në një konferencë në selinë e PD-së, duke folur për Komisionin për Dezinformimin, deklaroi se është thjesht një përpjekje për strukturë paralele e propagandë.  Ai u shpreh se kjo është një shashkë për të humbur zhurma e arrestimeve të drejtorëve të bashkisë Tiranë dhe të ministrave. Komisioni për Dezinformimin u votua vetëm nga mazhoranca për të çuar përpara procesin. Nga opozita, ngritja e këtij Komisioni nuk u mbështet. 

“Ka një komplot kundër votës së shqiptarëve, duke ua mohuar qytetarëve barazinë e votës, duke fundosur shpresat e shqiptarëve për të marrë pjesë në proceset demokratike të vendit. Është e qartë se PD ka qenë dhe mbetet kundër influencës ruse në Ballkan, Europë dhe më gjerë. PD është e para dhe unë si kryetar i saj, që kërkon goditjen e dezinformimit. PD ka dërguar amandamente, për të mbrojtur sigurinë kombëtare, ku ka kërkuar edhe luftimin e korrupsionit. Konferenca e Kryetarëve ka miratuar një Komision të Posaçëm, duke mos dhënë arsye se çfarë do të bëjë. Ne kemi AMA-n, policinë, SHISH, drejtorinë e parandalimit të parave të pista. Çfarë është kjo, lojë me shqiptarët? Është tjetër përpjekje për strukturë paralele, për propagandë”, deklaroi Basha.

Sa i përket amnistinë penale, Basha u shpreh se nuk ka ndryshuar qëndrim, duke u shprehur se do ta votojë nëse përmbushen kushtet e mospërjashtimit të subjekteve të SPAK dhe amnistisë për çdo protestues të arrestuar. Sipas tij opozita nuk është në gjendje të imponojë një qeveri teknike.

"E para, në rendin e ditës amnistia nuk është. Nëse vendoset në rend, asgjë nuk ka ndryshuar nga qëndrimi ynë. Mos përjashtimi i subjekteve të SPAK, siç ishte propozimi para se të futeshin duart, dhe propozimi i dytë për të gjithë protestuesit pa përjashtim, këto kanë qenë qëndrimet tona. I di edhe Ulsiu, edhe shefi i Ulsiut, edhe ai që i shkon nga mbrapa Ulsiut, nëse këto kushte plotësohen, sigurisht që ata persona mund të përfitojnë nga amnistia. Nuk kemi asnjë kusht të fshehtë, nuk bëjmë kompromis me asnjë nga këto dy qëndrime. Shqiptarët nuk duhet t’i mbajmë me gënjeshtra. Mundësia që Rama të pranojë një qeveri teknike është zero. Nuk jemi në gjendje të imponojmë një qeveri teknike, fatkeqësisht ky është një iluzion dhe bëhet për të hequr mendjen nga një gjë më e madhe,"- u shpreh Basha.

Gjatë konferencës Basha u pyet edhe në lidhje me akuzat e Gazment Bardhit në drejtim të Olsi Ramës, si i dyshuar se është përfshirë në trafikun e kokainës në Xibrakë. Ai deklaroi se e ka denoncuar i pari ngjarjen që më 2018, duke shtuar se bën thirrje që gjithçka të hetohet./ZËRI

Poll

MOS HUMB