Politikë

Komisioni për Dezinformimin/ Kuvendi kërkon ndihmën e James Rubin (LETRA)

Opozita nuk e mbështeti ngritjen e Komisionit të Dezinformimit

f.t
Komisioni për Dezinformimin/ Kuvendi kërkon ndihmën e James Rubin
James Rubin dhe Lindita Nikolla

TIRANË- Kryeparlamentarja Lindita Nikolla i ka dërguar një letër zyrtarit të Departamentit Amerikan të Shtetit, James Rubin për t’i kërkuar ndihmë në lidhje me ngritjen e Komisionit Parlamentar të Dezinformimit. Komisioni Parlamentar i Dezinformimit pritet të votohet në seancën e 4 prillit në Parlament, por gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, u votua vetëm nga mazhoranca për të çuar përpara procesin. Nga opozita, ngritja e këtij Komisioni nuk u mbështet. 

Në letrën e dërguar Rubin-it, kryetarja e Parlamentit argumenton se Shqipërisë i mungon kuadri ligjor për të trajtuar ndikimin e dezinformatave ruse apo kineze. Ndër të tjera Nikolla fton zyrtarin e DASH të vizitojë parlamentin e Shqipërisë dhe të jap vlerësimin dhe eksperiencën e tij.

LETRA:

I nderuar zoti Rubin.

Po ju shkruaj në lidhje me nismën e fundit të iniciuar nga një grup deputetësh për Krijimin e një Komisioni të Posaçëm për të luftuar ndikimin e huaj, duke përfshirë dezinformimin. Konferenca e Kryetarëve miratoi sot komisionin.  krijoi Komisioni u krijua dhe u dërgua në seancën plenare për miratim. Duke qenë se Shqipërisë i mungon kuadri i duhur për të trajtuar ndikime të tilla, unë do të doja që jo vetëm t’ju bëj një ftesë për të vizituar Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, por komisioni do të përfitonte shumë nga përvoja dhe njohuritë tuaj të vlefshme kundër këtyre forcave. 

Për më tepër, dëshiroj t’ju kërkoj që t’i drejtoheni Kuvendit për rëndësinë e përpjekjeve të përbashkëta për të luftuar ndikimet e huaja malinje. Kërkoj të inkurajoni bashkëpunimin në këtë çështje vendimtare. Faleminderit për konsideratën tuaj dhe pres me padurim përgjigjen tuaj.

Komisioni për Dezinformimin/ Kuvendi kërkon ndihmën e James Rubin
LETRA

Sa i përket Komisonit Bledi Çuçi tha se një praktikë e tillë është marrë edhe nga vetë Bashkimi Evropian, i cili po ashtu ka ngritur një komision të tillë të posaçëm për dy vjet. Çuçi tha se dezinformimi është një nga instrumentet që po përdoret gjerësisht për të cenuar vlerat demokratike, ndërsa shtoi se ngritja e këtij komisioni është e domosdoshme.

"Më vjen keq që kolegët e opozitës shohin me paranojë çdo iniciative te mazhorancës. Por nuk është ky rasti. Për shkak të zhvillimeve nëpër botë, vlerat e demokracisë perëndimore janë më të kërcënuara. Dezinformimi është një nga instrumentet që po përdoret gjerësisht për të cenuar vlerat demokratike. Këtë nuk e themi ne, por e thotë gjithë bota perëndimore. PE pati një rezolutë dhe një komision të posaçëm për këtë punë. Do të bëjë një analizë të plotë të situatës. S’mund të jemi ne imunë kur nuk është SHBA apo vendet e BE. Është në nderin tonë ta adresojmë sa më parë. Jam i bindur se ju do i bashkoheni këtij komisioni,"-tha ai.

Ndërkohë kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi kërkoi shtyrjen e krijimit të komisionit të Dezinformimit, pasi sipas tij duhet më shumë kohë.

"Kjo çështje është sensitive dhe duhet të trajtohet me kujdes të veçantë. Ne bashkëndajmë shqetësimin për ndërhyrjet e e shteteve të treta jo partnere nëpërmjet të gjitha formave. Mirëpo, do duhet që ju të qartësoni iniciativën, të informoni ne dhe gjithë publiku mbi çfarë do të bëjë dhe për çfarë po kërkohet. Flisni për marrëveshje ndërkombëtare, marrëveshje me SHBA, dhe ne nuk dimë asgjë për atë marrëveshje pasi nuk na e keni vënë në dispozicion, edhe pse Kushtetuta e detyron qeverinë të na vendos në dijeni. Flisni per marrveshje ndërkombëtare, marrveshje me SHBA, dhe ne nuk dimë asgjë për atë marrveshje pasi nuk na e keni vënë në dispozicion, edhe pse Kushtetuta e detyron qeverinë të na vendos në dijeni. Këto çështje që pretendohen të trajtohen në ketë komision të posaçëm mund të trajtohen fare mire ne komisionet respektive, Komisionin e Medias apo Komisionin e Sigurisë. Pse nuk mund të trajtohen aty? Do duhet të hiqet çdo dileme për nderhyrje në lirinë e medias. Nëse nuk është ky qëllimi i fshehur, duhet të marrin kohën e nevojshme dhe mos e trajtojmë si një temë për konsum ditor. Ka një Rezolutë të Kuvendit në 2019, e miratuat dhe e harruat. E trajtuat si temë dite dhe aq. Aty përcaktohet detyrimi që institucionet e sigurisë të sjellin raport në Kuvend, gjë që nuk e kanë bërë. Duhet të konsuktohemi me shoqatat e medias, që qartësohet objekti dhe motivet, çfarë do të trajtojë dhe pse duhet,"-deklaroi Bardhi.

Komisioni i Dezinformimit do të luftojë informacionin e rremë dhe ndikimet e shteteve të huaja jo miqësore, duke përdorur median, teknologjinë dhe paratë e errëta në fushata zgjedhore. Të gjitha institucionet përfshirë edhe ato të pavarura, si organet e drejtësisë, do të jenë të detyruara të japin çdo informacion apo dokument të kërkuar nga komisioni i posaçëm kundër keqinformimit. Përveç 13 anëtarëve, në përbërje të Komisionit do të jetë edhe një grup ekspertësh nga institucionet kryesore të sigurisë dhe medias./ZËRI

Poll

MOS HUMB