Politikë

Korrupsioni, Rama mesazh socialistëve: Edhe brenda partisë tonë ka, duhet imunizim

Rama u ndal gjatë tek reforma në drejtësi dhe në luftën kundër korrupsionit. Ndër të tjera në fjalën e tij, kreu i qeverisë se sot Shqipëria ka një sistem drejtësie të pavarur poltësisht nga politika, por lufta nuk duhet që të ndalet me kaq. 

k.m.
Korrupsioni, Rama mesazh socialistëve: Edhe brenda partisë tonë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur se lufta me korrupsionin vazhdon, edhe brenda Partisë Socialiste. Në një takim të mbajtur të martën e sotme me grupin parlamentar, Rama u ndal gjatë tek reforma në drejtësi dhe në luftën kundër korrupsionit. Ndër të tjera në fjalën e tij, kreu i qeverisë se sot Shqipëria ka një sistem drejtësie të pavarur poltësisht nga politika, por lufta nuk duhet që të ndalet me kaq. 

"E vërteta është që as korrupsioni në Shqipëri sot nuk është mundur ende, as forca jonë qeverisëse nuk e ka fituar imunitetin e korrupsionit. Edhe brenda vetë partisë sonë ka ende shumë punë për imunizimin për korrupsionin. Këtu nuk bën përjashtim as pushteti ekzekutiv. Në këto 10 vite kemi krijuar kushtet duke luftuar përditë. Askush të mos ketë asnjë iluzion se gjendet dot në këtë vend një fuqi tjetër nga fuqia e Partisë Socialiste, që të ketë aftësinë, kurajon dhe fuqinë, po tanimë edhe eksperiencën që ta udhëheqë e ta fitojë dot betejën për shtetbërjen europiane të Shqipërisë, e cila është në thelbin e saj është një luftë e madhe për triumfin e kulturës së shtetit mbi traditën e antishtetit. Këtë të vërtetë nuk duhet ta harrojë asnjëherë, asnjë ditë të vetme, asnjë drejtues, deputet, ministër, kryebashkiak i Partisë Socialiste dhe asnjë anëtar i kësaj partie, jo për t’u mburrur, në asnjë mënyrë, po për të mos e humbur në asnjë rast e për asnjë arsye, vetëdijen dhe përgjegjësinë për rolin tonë udhëheqës, vendimtar, absolutisht të pazëvendësueshëm, sot për sot e për shumë kohë akoma, në këtë luftë për Shqipërinë,"-tha Rama. 

PJESË NGA E RAMËS:

Pa forcën udhëheqëse, guximin dhe vendosmërinë e Partisë Socialiste në këto 10 vjet, sot nuk do të kishte rilindur besimi i shqiptarëve tek drejtësia. Nuk do ta kishte Shqipëria e sotme asnjë shans që ta shihte atë që po sheh, rrëzimin e monumentit më të shëmtuar të trashëgimisë sonë. Monumentit të kulturës së pandëshkueshmërisë, por të jemi të qartë, gjurma jonë në histori nuk do të varet vetëm nga kthesa e ndryshimit tërësor ku e kemi futur shtetit shqiptar, por do të varet nga sa më tej akoma, sot e më tutje ne, Partia Socialiste do ta bëjmë të pakthyeshëm këtë progres të dukshëm në sytë e të sotmes, por assesi të mjaftueshëm për sytë e te nesërmen.

Kur i solla më parë tablonë e frikshme të vitit 2013, nuk desha as të them, as të lë të mendohet se ne e kemi mundur korrupsionin, aspak! Ne vetëm jemi futur dhe jemi në mes të një lufte të vërtetë, reale, të stërngatërruar dhe të stërmundimshme me korrupsionin.

Ka një të vërtetë të madhe në këtë mes. Një fakt shumë kuptimplotë. Pikërisht se e kemi me të vërtetë, jo me gjasme këtë luftë, ne nuk e kemi mbajtur lëkuren tonë larg zjarrit të saj. Jo vetëm i kemi hapur rrugë krijimit të një gryke zjarri të re të cilën shteti shqiptar se ka pasur kurrë, Prokurorisë dhe Gjykatës Speciale Kundër Korrupsionit, por edhe ia kemi hequr vetes tanimë me ndërgjegje, guxim dhe vullnet të pa gjendur ndonjëherë më parë çdo mundësi kontrolli politik të shënjestrave dhe të goditjeve të asaj gryke zjarri. Le të thotë c’të dojë kushdo që nuk do ta pranojë, por sot drejtësia vepron mbi pushtetin politik e pavarur nga pushteti politik.

Jo vetëm kaq, por ne me forcën e shumicës sonë qeverisëse i kemi hapur rrugë dhe furnizimit special me municion të asaj gryke zjarri. I kemi vendosur drejtësisë në dispozicion jo vetëm një Kushtetutë dhe një hapësirë ligjore të qepur enkas për këtë luftë. Kushtetuta e BE nuk ka trupa speciale, nuk ka trupa ndërkombëtare monitorimi siç ka në Kushtetutën tonë, por edhe një buxhet pagash që si askush në Europë është mbi hierarkinë e pagave të të gjitha institucioneve të shtetit shqiptar.

Drejtuesit e organeve speciale të drejtësisë qëndrojnë në majtë të piramidës të pagave të këtij shteti më lartë sesa maja më e lartë e hierarkisë shtetërore të çdo shteti, Presidenti i Republikës. Vetë fakti që sot prokurorët dhe gjykatësit janë individët më të paguar në të gjithë piramidën e shtetit tonë, përbën pa diskutim një anomali absolute, por ne e kemi krijuar këtë anomali me vetëdije të plotë dhe për asnjë arsye tjetër në botë përveç fuqizimit të përpjekjes anti korrupsion të shtetit shqiptar me një armë të re ofensive që Shqipëria nuk e kishte më parë. E vërteta është që as korrupsioni në Shqipëri sot nuk është mundur ende si një fenomen shqetësues, as forca jonë qeverisëse nuk e ka fituar ende imunitetin ndaj korrupsionit. Përkundrazi, edhe pse kemi pastruar jo pak nga kanalet dhe vatrat kancerogjene të korrupsionit në këtë vend, ka shumë akoma për të pastruar. Edhe brenda vetë partisë sonë mbetet akoma shumë punë për imunizimin nga influenca e korrupsionit.

Shteti ynë në ndërtim e sipër ka ende rrugë të përpjetë për të bërë që të sigurojë sistemin e mbrojtjes së pa depërtueshme nga korrupsioni dhe këtu nuk bën absolutisht përjashtim as pushteti ekzekutiv, dikasteret tona qendrore dhe institucionet e varësisë prej tyre, bashkitë dhe ndërmarrjet e tyre, por dhe agjencitë e tjera të pavarura përfshirë dhe partitë politike, mediat, shoqërinë civile, biznesin dhe vetë pushtetin gjyqësor janë ende lehtësisht të arritshme nga oferta e korrupsionit. Shpesh janë konkretisht të prekshme nga duart e korrupsionit e nganjëherë janë edhe befasisht të gjunjëzueshme nën këmbët e korrupsionit.

Fushëpamja e kësaj lufte i ngjan sot tamam fushës së një lufte të vërtetë që vazhdon, ku pavarësisht nga terreni që ke marr në zotërim mund të arrihesh nga armiku dhe të goditesh prej tij. Ndërsa armiku ka ende forcë të konsiderueshme për të plagosur dhe për të vrarë, por nga ana tjetër ka dhe një të vërtetë të pamohueshme. Nëse deri dje era ishte në favorin e armikut që e kishte spostuar shtetin nga qendra e protagonizmit, sot era është kthyer në favorin e shtetit i cili e ka ri marrë protagonizmin. Kjo është një luftë përgjatë gjithë vijës së frontit me një armik që prej 33 vitesh e sfidon Shqipërinë frontalisht./ZËRI

Poll

MOS HUMB