Politikë

‘Lanë ujin e trashë me të hollin’, Rama merr në mbrojtje policinë: Gënjeshtra ato që u thanë për vrasjen e Eglit, ishte anëtar i PS-së

Rama tha se akuzat e ngritura në media, se vrasja e Eglit u krye për gjobvënie nuk qëndronin, dhe u përdorën për të hedhur helm mbi qeverinë

E.K
‘Lanë ujin e trashë me të hollin’, Rama merr në
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e Asamblesë së PS-së, që po mbahet në Durrës, i është rikthyer vrasjes së Egli Progës në Pogradec, për të cilën tha se u përdor për propagandë nga politika dhe media.

Rama tha se akuzat mbi policinë e shtetit ishin gënjeshtra, ndërsa fajësoi prokurorinë për ndryshimin e akuzës mbi autorët e vrasjes.

Rama: Ata zgjohen më herët sesa ne, dhe flenë më herët sesa ne. ata flasin më shumë sesa ne, por dinë më pak sesa ne, ata merren vetëm me ne, dhe nuk bëjnë asnjë ditë punën e tyre. Qasja e tyre me ngjarjen në Pogradec, është një shembull domethënës për të ilustruar se kush janë ata. Të gjithë manipuluan vrasjen e një djali të ri, për të nxitur urrejtjen, prodhuan një film të kronikës së zezë, komunikata e policisë u hodh në cepat e kronikave të lajmeve, që u dominuan nga spekulantët politikë dhe mediatikë.

U tha me të madhe që viktima u vra për një gjobë, gënjeshtër, Pogradeci është një nga zonat më të patrazuara nga krimi. U vu kuja që policia kishte fshehur ngjarjen, gënjeshtër, u tha se ambulanca kishte ardhur me 40 minuta vonesë, gënjeshtër. U përhap përralla se autori kishte mbrojtje politike, gënjeshtër, ai dajë në fjalë që ka qenë dikur eksponent i PS-sëm ka qenë i dënuar me PS, dhe i larguar.

Ndërsa i ndjeri po, ai ka qenë me teser anëtar i PS-së, dhe nuk ka qenë pronar i lokalit siç u tha, por punonjës i OSHEE-së. E gjitha kjo dhe me ndihmën e një prokurori që ndryshoi akuzën e vrasjes, popullit iu dha doza e helmit për të bërë politikë, me një vdekje tragjike, duke dorëzuar dhe një protestë mashtruese kundër qeverisë. Për të larë ujin e trashë me të hollin, prokuroria mori në hetim dhe një punonjës patrulle, që nuk kishte asnjë kompetencë në lidhje me ngjarjen./ZËRI 

Poll

MOS HUMB