Politikë

Ligjet miratojnë ‘Amnistinë Penale’, Alibeaj kërkon më shumë kohë, kategoritë e përfituesve

Për kalimin e amnistisë në burgje duhen 84 vota, të cilat socialistët e vetëm nuk i kanë

E.K
Ligjet miratojnë ‘Amnistinë Penale’, Alibeaj kërkon
uLSI MANJA

TIRANË- Komisioni i Ligjeve ka miratuar në parim projektligjin për Amnistinë Penale, i cili do të kalojë të enjten në Kuvend, ndërsa në mbledhje ishte i pranishëm edhe Enkelejd Alibeaj, i cili kërkoi më shumë kohë për ndiskutimet. Megjithatë projektligji për dhënien e amnistisë u votua me 15 vota pro dhe asnjë kundër. Për kalimin e këtij projektligji në Kuvend duhen 84 vota, të cilat socialistët nuk i kanë, dhe për këtë do të duhet një marrëveshje me PD-në e Lulzim Bashës.

Gjatë mbledhjes së u mbajt online, nuk munguan as debatet, për shkak se Alibeaj kërkoi më shumë kohë, por sipas socialistëve, ky ligj ndodhet prej 3 muajsh një fazën e diskutimeve në Komisione.

DEBATI

Felaj: Në kuadër të diskutimeve në parim pr/ligji ka mbi 3 muaj që diskutohet nga kolegët, nuk ka asnjë amendament që është parë ndryshe nga çfarë po përpiqeni të aludoni, çdo amendament të ardhur nga kolegët, janë parë në frymën e këtyre parimeve. S’do doja të hidhej dyshim.

Alibeaj: Për sa kohë sollëm amendamentet tona, ju bëra me dije që teksa thonit janë studiuar, vetëm në këtë seancë pati dy apo tre kolegë, kur thashë që nuk duhet të bëjmë, serioziteti i analizës e do, me shpejtësi nuk mund të ecim, do të, kërkesa ime është të na jepet kohë për të studiuar variantet e reja, është version i ri i sjellë nga maxhoranca, të mos ecim me diskutim nen për nen, të shohim amendamente, qëndrimin mesa duket refuzues.

Felaj: Ka tre muaj që pret.

Alibeaj: Është një situatë e re me amendamentet që u sollën.

Bushka: Materialin e keni. Nuk është ndonjë volum punë kaq i madh. Janë çështje që i kemi diskutuar edhe më parë. Kështu që mua më duket se po marrim kohë më shumë me këtë çështje se sa me thelbin. Jam dakord me relatorin që të jepet kohë për disa orë.

Majko: Nuk kemi pse ta shtyjmë me 1 orë. Ka 3 muaj që kemi në dorë projektligjin. Të vazhdojmë me procedure e diskutimit nen për nen

Manja: Ka 3 muaj që diskutohet dhe sot është çështje qasje e vullneti, do ta japësh votën për këtë kategori përfituese, po ose jo. Të tjera janë artifica politike, pasi ky ligj do 84 vota për të kaluar në seancë. Nuk votohet nëse thuhet, kështu si them unë ose s’ka.

Amandamenti që dorëzoi Alibeaj, si një kusht për dhënien e votave për amnistinë, ishte përfshirja në mesin e përfituesve nga aministia, e të gjithë protesteuesve të opozitës, gjatë kohës që Partia Demokratike drejtohej nga Lulzim Basha.

Ministri Manja dha dhe shifrat e të dënuarve që do të përfitojnë nga kjo amnisti, dhe që prej muajsh presin dakordësinë e Kuvendit.

“Ka pasur modele që amnisti ka pasur dhe për të dënuarit dhe për ndjekjet penale. Ka pasur dhe vetëm për personat e dënuar, se ky është qëllimi. Nuk ka dashur amnistia që t’i heqë instrumentin nga duart e drejtësisë, për akuzat që ngrihen nga prokuroria. Ka pasur modele të tilla. Kemi statistika të sakta. Kemi kërkuar amnisti sepse kemi 2200 persona të dënuar.

Nëse do të merret miratimi i Kuvendit, përfitojnë 700 persona të dënuar dhe 2500 persona në shërbim prove. Kategoria që përfitojnë ulje dënimi shkojnë nga 1200 në 1600 të dënuar. Këto janë statistika në lidhje me këtë amnisti. Lidhur me personat që janë në hetim apo gjykim, nëse tejkalojnë rregullin që do të amnistojmë veprat që dënohen deri në 2 vite, s’ka subjektivizëm. Nëse do të shkojmë përtej këtij marzhi, këtu është një moment delikat që ne interferojmë në punën e sistemit të drejtësisë”, tha Manja në Komision.  

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB